Gëzuar Festat e Fundvitit !
31 Dhjetorë 2019Të dashur kolegë,
Viti 2019 për OFK-në u karakterizua me shumë sfida por edhe me shumë aktivitete dhe detyra. Për këtë në emër të këshillit drejtues dhe në emër timin personal si kryetar i OFK ju falenderoj sinqerisht për të gjithë ata që nuk u kursyen për të kontribuar në punë, detyra dhe përgjegjësi të reja.
Sektori farmaceutik ka nevojë të madhe për të ndërruar disa nga konceptet kryesore sipas të cilave aktualisht po zhvillohet dhe kjo kërkon angazhim të madh që ne e kemi si OFK por edhe angazhim individual nga të gjithë farmacistët, pasi vetëm të bashkuar mund ti arrijmë të gjitha qëllimet që i kemi si komunitet.
Ne si këshill drejtues i ri me punë konkrete dhe bashkë me të gjithë kolegët, institucionet dhe bashkëpunëtorët arritëm që të arrijmë synimet që i kishim vënë vetes për këtë vit.
Për vitin që po vjen vetes i kemi vënë shumë obligime dhe detyra të cilat bashkarisht do të synojmë që ti përmbyllim me sukses, e që këto të gjitha të jenë në funksion të zhvillimit të sektorit farmaceutik në harmoni me praktikat e mira farmaceutike.
Ju urojm për shëndet të plotë, suksese dhe mbarësi në punë dhe familjet tuaja!
Gëzuar festat!