Thirrje për sponzorizim të simpoziumit ndërkombëtar “Diabeti, sfidat në menaxhimin bashkëkohor”
10 Shkurt 2020Të nderuar,
Oda e Farmacistëve të Kosovës organizon simpoziumin ndërkombëtar “Diabeti, sfidat në menaxhimin bashkëkohor” i cili do të mbahet me 14 Mars në Hotel Venus në Prishtinë.
Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë ata të cilët na kanë ndihmuar në të kaluarën dhe do të mirëpresim kontributet e domosdoshme që këtë ngjarje ta bëjnë të suksesshme. Për të filluar adresimin e këtyre çështjeve specifike OFK ka nevojë për mbështetjen e sponsorëve, prandaj edhe marrim këtë shkas të ju falenderojmë për përkrahjen në të kaluarën dhe presim që të na përkrahni edhe për këtë ngjarje të rëndësishme. Në rast të vendimit për sponzorizim, ju lutemi të plotësoni formularin e bashkangjitur dhe të dërgoni në emailin tone info@ofk-rks.net.
Më poshtë mund të gjeni informatat e detajuara për sponzorim: