\ Pezullohet simpoziumi “Diabeti-Sfidat ne menaxhimin bashkëkohor” – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Pezullohet simpoziumi “Diabeti-Sfidat ne menaxhimin bashkëkohor”

12 Mars 2020

Të nderuar,

Në kuadër të masave preventive për parandalimin e perhapjes së Coronavirusit dhe në koordinim me Komitetin për Kordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike, Oda e Farmacistëve të Kosovë ka vendosur që të pezullojë në kohë të pacaktuar simpoziumin “Diabeti-Sfidat ne menaxhimin bashkëkohor”.

Ky pezullim ka ardhur si masë parandaluese për pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID 19.
Oda e farmacistëve fton në përmbajtje nga krijimi i panikut por njëkohësisht fton për kujdes të shtuar në këtë periudhë.
Aktiviteti i organizuar do të vazhdojë pasi të jetë shmangur rreziku i mundshëm i përhapjes së virusit. Të gjithë anëtarëve të cilët tanimë vetëm kanë bërë pagesa për pjesëmarrje, do të ju njihet pagesa. Në rast se i njejti dëshiron kthimin e pagesës së regjistrimit duhet të paraqesë kërkesen në email adresen diabetiofk@gmail.com. Oda e Farmacistëve kërkon mirkuptimin e të gjithë të regjistruarve për këtë pezullim.

Oda e Farmacistëve është e gatshme për të ofruar ekspertizë profesionale instutucioneve përkatëse në parandalimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar.