Disa nga rekomandimet që i jep – Aleanca Botërore e Profesionistëve Shëndetësore (Përfshirë FIP)
12 Mars 2020Profesionistët shëndetësorë botërorë i ftojnë qeveritë që të proritizojnë mbështetjen për profesionistët shëndetësorë në vijën e parë kundër koronavirusit
Mars 2020 – Profesionistët e shëndetësisë në botë po bëjnë thirrje për qeveritë të mbështesin stafin e kujdesit shëndetësor në betejën kundër Covid-19
Aleanca Botërore e Profesioneve të Shëndetit (WHPA), e cila përfaqëson 31 milion profesionistë të kujdesit shëndetësor, solidarizohet me të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë globin, të cilët janë në vijën e parë në luftën për të përmbajtur epideminë aktuale të koronavirusit.
Në të gjithë botën, infermierët, farmacistët, fizioterapeutët, dentistët dhe mjekët po përqendrojnë përpjekjet e tyre në parandalimin, diagnostikimin, përmbajtjen dhe trajtimin e pacientëve Covid-19.
Ata po e vënë veten në rrezik derisa luftojnë për të mbrojtur komunitetet e tyre, shpesh pa pajisjet e kërkuara mbrojtëse personale, të tilla si maska dhe veshjet kundër materieve të rrezikshme, që mund t’i mbajnë ata të sigurt nga infeksioni në mënyrë që të jenë të aftë të kryejnë punën e tyre.
WHPA u bën thirrje qeverive dhe organizatave të kujdesit shëndetësor që të mbështesin punonjësit e vijës së parë shëndetësore në çfarëdo mënyre që munden.
Kryeshefi Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Farmacisë FIP, Dr Catherine Duggan tha: “Farmacistët dhe fuqia punëtore e barnatoreve komunitare, barnatoret spitalore dhe laboratorët e biologjisë klinike po parandalojnë përhapjen e sëmundjes së re koronavirus, duke këshilluar publikun dhe duke mbështetur menaxhimin efikas të infeksionit nga sistemet e kujdesit shëndetësor. Meqenëse barnatoret shpesh janë pika e parë e kontaktit me sistemin shëndetësor, ne u bëjmë thirrje qeverive t’i mbështesin ata në këto role që kanë dhe të mbështeten në farmacistët në të gjithë botën si partnerë kryesorë në përpjekjen globale për të përmirësuar shpërthimin. “