\ STOP Presionit ndaj farmacistëve! – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

STOP Presionit ndaj farmacistëve!

14 Mars 2020

OFK ben thirrje per te ndalur presionin nga palet e ndryshme ndaj farmacisteve.

Farmacistet jane nje nga hallkat e rendesishme te sistemit shendetesor dhe si te tille ushtrojne profesionin me etike te larte dhe profesionalizem.

Ne kete kohe te levizjeve globale te çmimeve edhe farmacistet perballen me kete dukuri per produkte te caktuara prandaj kjo edhe ka reflektuar ne barnatore.

OFK nuk do te lejoje qe ndonje individ i caktuar apo per ndonje rast te izoluar te prishet imazhi i farmacisteve qe sot jane ne krye te detyres dhe me ekspozim te larte ndaj virusit.