\ Njoftim per punen e personelit te barnatoreve ne qytetet e vendosura ne karantine – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Njoftim per punen e personelit te barnatoreve ne qytetet e vendosura ne karantine

17 Mars 2020

Te nderuar farmaciste dhe teknike te farmacise,

Ne mbledhjen e dates 17.3.2020 te komitetit per koordinim dhe vleresim te situates emergjente kryetari i OFK e ngriti çeshtjen e kerkuar nga disa farmaciste dhe teknike te farmacise nga vendet e karantinuara lidhur me menyren e udhetimit dhe hyrje dalejt nga qytetet.

Me shpalljen e qyteteve te Vitise, Klines dhe Malisheves si vende ne karantine barnatoret si institucione shendetesore ne baze te vendimit te qeverise se Republikes se Kosoves duke perfshire ato te cilat operojne ne keto qytete duhet te jene te hapura sipas orarit te tyre te punes.

Ne rast se personeli i ketyre barnatoreve – farmacistet dhe tekniket e farmacise jetojne ne vende jashte ketyre zonave atehere ata ne menyre obligative duhet te pajisen me leje speciale nga Ministria e Puneve te Brendshme, propozimin per te cilen gje e aprovon Ministri i Shendetesise.

Ju lutem na dergoni te dhenat e personelit te cilit i nevojitet nje leje e tille me emrin e subjektit – barnatores, emrin dhe mbiemrin e farmacistit gjegjesisht teknikut te farmacise, numrin personal si dhe numrin e targes se automjetit me te cilin udheton per ne pune ne email adresen tone info@ofk-rks.net.

OFK do te beje kerkesen ne emer te personelit te barnatoreve ne Ministrine e shendetesise per tu pajisur me lejet ne fjale.