Komunikatë për shtyp nga Agjencia Europiane e Barnave
21 Mars 2020EMA (Agjencia Europiane e Barnave) jep këshilla për përdorimin e antiinflamatorëve jo-steroidal për COVID-19
EMA është në dijeni të raporteve, veçanërisht në mediat sociale, të cilat shtrojnë pyetje nëse barnat anti-inflamatore jo-steroidale (BAIJS – NSAID) si ibuprofeni mund të përkeqësojnë sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi (COVID-19).
Aktualisht nuk ka asnjë evidencë shkencore për ndërlidhje në mes të ibuprofenit dhe përkeqësimit të COVID 19. EMA po monitoron nga afër situatën dhe do të rishikojë çdo informacion të ri që bëhet i disponueshëm për këtë çështje në kontekstin e pandemisë.
Në maj të vitit 2019, komiteti i sigurisë së EMA (PRAC) filloi rishikimim e barnave anti-inflamatore jo-steroidale ibuprofen dhe ketoprofen pas një studimi të Agjencisë Kombëtare Franceze për Barna dhe Siguri të Produkteve Shëndetësore (ANSM) që sugjeroi se infeksioni për shkak të lisë së dhenve (variçela) dhe disa infeksione bakteriale mund të përkeqësohen nga këto barna. Informacionet e produkteve të shumë NSAID tashmë përmbajnë paralajmërime se efektet e tyre anti-inflamatore mund të fshehin simptomat e një infeksioni në përkeqësim. PRAC po shqyrton të gjitha të dhënat në dispozicion për të parë nëse do të duhet ndonjë masë shtesë.
Kur filloni trajtimin për temperaturë ose dhembje në COVID-19, pacientët dhe profesionistët shëndetësorë duhet të marrin parasysh të gjitha opsionet e mundshme të trajtimit, përfshirë paracetamolin dhe NSAIDs. Çdo bar ka përfitimet dhe rreziqet e veta, të cilat pasqyrohen në informacionin e produkteve të tij dhe të cilat duhet të merren parasysh me udhëzimet kombëtare të trajtimit në BE, shumica e të cilave rekomandojnë paracetamolin si opsionin e parë të trajtimit të temperaturës dhe dhembjeve.
Në përputhje me udhëzimet kombëtare të trajtimit të BE-së, pacientët dhe profesionistët shëndetësorë mund të vazhdojnë të përdorin NSAID (si ibuprofen) sipas informacionit të miratuar të produktit. Këshillat aktuale përfshijnë që këto barna të përdoren në dozën më të ulët efektive për periudhën më të shkurtër të mundshme.
Pacientët që kanë ndonjë pyetje duhet të flasin me mjekun ose farmacistin. Aktualisht nuk ka asnjë arsye që pacientët që marrin ibuprofen të ndërpresin trajtimin e tyre, bazuar në sa më sipër. Kjo është posçanërisht e rëndësishme për pacientët që marrin ibuprofen ose barna të tjera NSAID për sëmundje kronike.
Për më tepër, gjatë rishikimit actual të sigurisë nga PRAC për ibuprofen dhe ketoprofen, EMA thekson nevojën që studimet epidemiologjike të bëhen në kohën e duhur për të ofruar prova adekuate për çdo efekt të mundshëm të NSAIDs në prognozën për COVID-19. Agjencia po u drejtohet hisedarëve dhe është e gatshme të mbështesë në mënyrë aktive studime të tilla, të cilat mund të jenë të dobishme në udhëheqjen e rekomandimeve të trajtimitnë të ardhmen.
EMA do të japë informacione të mëtejshme sipas nevojës dhe posa të përfundohet rishikimi nga PRAC.
Më shumë për barnat
Shumica e barnave që përmbajnë ibuprofen në BE janë të autorizuara në nivel kombëtar, si qetësues dhe në disa vende gjithashtu si antipiretik (kundër temperatureës). Ato janë të disponueshmesi barna që jepen pa recetë – OTC. Ibuprofen oral (si OTC apo me recetë), në varësi të prezantimit, te të rriturit, fëmijët dhe foshnjat mbi tri muajshe, për trajtimin afatshkurtër të temperaturës dhe / ose dhembjeve si kokëdhembja, gripi, etj. dhembje dentare dhe dismenorrea (dhembje menstruale). Ibuprofeni gjithashtu përshkruhet për trajtimin e artritit dhe gjendjeve reumatike. Ketoprofeni është një bar i ngjashëm, kryesisht i përshkruar për përdorim te gjendjet të ndryshme inflamatore dhe me dhembje, megjithëse në disa shtete anëtare është i disponueshëm si OTC.
Ibuprofen gjithashtu është autorizuar në mënyrë qendrore si “Pedea” për të trajtuar ‘patent ductus arteriosus’ në foshnjat premature.
Më shumë rreth procedurës
Rishikimi i ibuprofen dhe ketoprofen kryhet në kontekstin e një procedure të sinjalit të sigurisë. Sinjali i sigurisë është informacion i ri mbi sigurinë e një bari që kërkon hetim të mëtutjeshëm dhe nuk është vetvetiu dëshmi e një marrëdhënie kauzale në mes të një bari dhe efektit anësor në fjalë.