\ Përfaqësuses të Odave të Profesionistëve Shëndetësore ne takim me Ministrin e Shëndetësisë z.Arben Vitia – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Përfaqësuses të Odave të Profesionistëve Shëndetësore ne takim me Ministrin e Shëndetësisë z.Arben Vitia

21 Mars 2020

Përfaqësuses të Odave të Profesionistëve Shëndetësore dhe Institucioneve Shëndetësore mbajtën sot takim me Ministrin e Shëndetësisë z.Arben Vitia dhe Sekretarin e Përgjithshëm të MSh z.Naim Bardiqi. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe zv/ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla.

Në këtë takim u ritheksua roli i rëndësishëm që kanë profesionistët shëndetësorë në menaxhimin e kësaj situate dhe janë dhënë rekomandime lidhur me masat tjera që priten të merren.
Me zv.ministrin e Ministrisë së punëve të brendshme u diskutua lidhur me problemet që po i hasin disa farmacistë ne vendin epunës dhe u premtua edhe ndihma e policisë së Kosovës në rastet e barnatoreve.

Gjithashtu u bisedua lidhur me çështjen e furnizimeve dhe lëvizjeve në vendet e karantinuara duke u dhanë disa rekomandime nga ana e profesionistëve shëndetësorë, të cilat më pas do të diskutohen në kuadër të komitetit për të marrë formën përfundimtare të vendimit.

Këto dhe masat e tjera të dakorduara njëzëri në këtë takim i cili do të koordinohet si një trup i vetëm në mbrojte të shëndetit të popullatës, do të publikohen pasi që ato të aprovohen nga Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave, pjesë e të cilit janë të gjitha institucionet relevante.
Ndërsa, më pas do t’i adresohen Komisionit të Veçantë të udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.