\ Fillon regjistrimi në aktivitetin profesional “Farmacia në Kosovë dhe COVID – 19” – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Fillon regjistrimi në aktivitetin profesional “Farmacia në Kosovë dhe COVID – 19”

05 Maj 2020

Oda e Farmacistëve të Kosovës duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhemi  si pasojë e pandemisë COVID 19, ka filluar organizimin e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional në distancë online.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve me 7 maj do të mbahet aktiviteti i parë “Farmacia në Kosovë dhe COVID – 19” ku pjesemarrja do te jete falas.

Per akreditimin e aktivitetit dhe programin e tij do te njoftoheni gjate dites ne web faqen e OFK-se www.ofk-rks.net

Për të marr pjesë në këtë aktivitet fillimisht duhet të regjistroheni në linkun http://ofk-rks.net/farmacia-ne-kosove-dhe-covid-19/. Regjistrimi konsiderohet i perfunduar pasi te keni shtypur butonin Dergo dhe tu jete paraqitur ne ekran Faleminderit per aplikimin !

Regjistrimi do të zgjase deri me 6 Maj në ora 24:00.

Informacionet  me te detajizuar për kyqjen online në aktivitet  do ti pranoni mëngjesin e 7 Majit përmes emailit në të cilin jeni regjistruar.

Oda e Farmacistëve të Kosovës do të organizojë aktivitetet të tilla edhe gjatë muajve të ardhshëm, me shpresën që sado pak ti ndihmojë anëtarët e sajë gjatë kësaj periudhe.