Terheqja e ID Kartelave
18 Maj 2020Të nderuar anëtarë,
Sot zyrtarisht ka filluar shpërndarja e ID kartelave të anëtarëve të OFK, të cilat u ndanë nga Kryetari Arianit Jakupi, Nënkryetarja Dardane Mehaj dhe Kryetari i Komisionit për licencim Astrit Haxhijaha.
Anëtarët që kanë aplikuar dhe kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara tani i kanë ID Kartelat e gatshme në zyrat e OFK-së
Lista e anëtarëve të cilët kanë ID Kartelat e gatshme për tërheqje mund ta shiqoni ketu
ID kartelat janë të pajisura me QR Code i cili skaohet dhe lidhet direkt me databazen e OFK-së në kohë reale duke treguar Emrin dhe Mbiemrin, Kodin e Licences dhe datën e skadimit të licencës. (Këtë mund ta demostroni edhe personalisht duke shkarkuar aplikacion per QR reader në telefonin tuaj, shih video-demostrimin duke klikuar këtu)
Këto ID do të përdoren gjatë punës për identifikim në barnatore, në spital apo kudo që farmacisti e kryen veprimtarine profesionale dhe gjatë ndjekjes së aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional.
Të gjithë anëtarët të cilët nuk e gjejne emrin ne listen e bashkangjitur me larte me ID kartela te gatshme, duhet te aplikojnë në linkun http://ofk-rks.net/id-kartela/ jo më larg se me 22 Maj 2020
Fotografia duhet të jetë e formatit jpg ose png .
Ju lusim të keni kujdes me fotografitë, të cilat duhet të jenë në amfas (ngjashëm si për pasaprtë), (fotografite e skanuara nuk duhet të përmbajnë prapavijën si fleta e bardhë, tavolina etj)
Ne rast të problemeve eventuale me aplikim ju lutem na shkruani ne viber në nr +38348886723, ose ne email adresen idkartelat@gmail.com
Tërheqja mund të bëhet personalisht gjdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00 me përjashtim të orarit të pauzës 12:00-13:00