Shfuqizohet vendimi nr.02/17 i Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbajtjen e kujdestarive nga Barnatoret
31 Maj 2020Të nderuar anëtarë,
Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka vendosur të shfuqizojë dispozitat e vendimit nr.02/17 të datës 27 Mars 2020 me të cilat krijohej obligimi i mbajtjes së kujdestarive nga barnatoret e licencuara në Kosovë.
Nga nesër 1 Qershor nuk do të ketë mbajtje të kujdestarive sipas vendimit të Qeverisë, me përjashtim të komunave të cilat tashmë e kanë rregulluar me akte komunale mbajtjen e kujdestarive (komunat të cilat kanë mbajtur kujdestari edhe para këtij vendimi, do ti mbajnë kujdestaritë sipas orarit të përcaktuar nga Komuna përkatëse.)
Me këtë rast OFK kërkon nga anëtarët e saj të vazhdojnë ti përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OFK-së për masat mbrojtëse gjatë ushtrimit të veprimtarisë me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e mundëshme e COVID 19.
OFK shfrytëzon rastin ti falënderojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale për bashkpunimin e treguar gjatë këtij procesi.