Rekomandime mbi masat parandaluese ndaj COVID 19 nē barnatore
06 Korrik 2020Tē nderuar anētarē,
Tashmē po bēhen 4 muaj nga ballafaqimi i Kosovēs me pandeminē COVID 19. Gjatē kēsaj periudhe treguat njē pērkushtim, profesionalizēm dhe humanitet tē jashtēzakonshēm nē shērbim tē qytetarēve duke qenē vija e parē e frontit nē pērballje me kētē pandemie.
Nē kētē periudhē ju treguat njē pērkushtim dhe displinē tē jashtēzakonshme duke respektuar masat restriktve e parandaluese te propozuara nga FIP, OFK dhe instutucionet tjera pērgjegjēse nē luftēn kundēr kēsaj pandemie. Si rezultat i profesionalizimit dhe pērgjegjēsisē tē juaj, nē Kosovē deri tani nuk kemi asnjē rast zyrtarē tē farmacistēve i cili ka rezultuar pozitiv gjatē ofrimit tē shērbimeve tē qytetarēve.
Tē nderuar anētarē, javēve tē fundit jemi dēshmitarē tē rritjes sē jashtēzakonshme tē pērhapjes sē pandemisē COVID 19 nē mesin e qytetarēve. Si vija e parē e fronit nē tē cilēn qytetarē kērkojnē ndihmē do tē jeni ju si profesionistē shēndetēsorē, andaj nē ditēt e ardhshme kērkohet njē pērkushtim dhe disipinē e jashtēzakonshme nga ana e juaj nē marrjen e kētyrē masave mbrojtēse. Respektimi i kētyre masave nuk nēnkupton vetēm obligimin dhe pērgjegjēsinē pēr kujdesin e shēndetit tuaj, por njēkohēsisht nēnkupton kujdesin ndaj familjes tuaj fillimisht, kolegēve dhe qytetarēve gjatē shērbimit shēndetēsor.
OFK shfrytēzon rastin t’ju rikujojē edhe njēherē qē njē pakujdesi dhe mos respektim i kētyre masave, dhe rezultim pozitiv nē testet pēr COVID 19 sipas vendimit tē Qeverisē sē Kosovēs nr.11/09 tē datēs 01 Korrik 2020, nēnkupton edhe mbylljen e institucionit tuaj ku keni shērbyer pēr kohē tē pacaktuar.
Andaj, OFK duke qenē mirēnjehoese dhe falenderuese pēr punēn e deritanishme, ju kērkon qē si deri mē tani me pērkushtim e kujdes maksimal tē vazhdoni ti pērmbaheni masave parandaluese si:
• Organizoni punēn në barnatore ekipe fikse në atë mënyrë që ekipet në mes vete të mos kenë kontakt. Puna në ekipe fikse nënkupton shmangien e kontateve në mes të anëtarëve të ekipeve, përveç në rastet kur ndonjëri anëtar vetizolohet apo është në pushim mjekësor. Pas përfundimit të orarit nga secili ekip barnatorja mbyllet, pastrohet dhe dezinfektohet që të jetë e gatshme për ekipin tjetër.
• Para se tē fillohet puna me pacientë tē bëhet organizimi i barnatores, pastrimi dhe dezinfektimi.
• Obligative të përdoren maskat dhe dorëzat nga personeli në barnatore.
• Në rast se ndonjë pacient i dyshuar ka qëndruar në barnatore, vendi duhet të dekontaminohet.
• Tē vendoset rendi ashtu që të jenë të përcaktuar qartë distanca në mes të personelit dhe pacientëve/qytetarëve.
• Qytetarët të kenë kujdes mos qëndrojnë gjatë në barnatore pasi edhe vetë pritjet e gjata në barnatore mund të jenë burim i infeksionit dhe rrezikojnë edhe personelin në barnatore.
• Rekomandohet fuqishëm që shërbimi të bëhet përmes sportelit/dritareve të kujdesatrisë por nëse kjo nuk është e mundur atëherë të mos lejohet mē shumē se një person brenda barnatores.
• Barnatoret të tentojnë të mbajnë stoqe adekuate të produkteve medicinale duke i këshilluar qytetarët që ata të mos bëjnë furnizime afatgjata (vjeçare) në shtëpitë e tyre e më tej tu mbeten si mbeturina medicinale për shkak të kushteve joadekuate të ruajtjes apo pas skadencës.
• Barnatoret duhet të jenë të hapura përveç në rast se vendoset ndryshe nga qeveria.
• Personeli në barnatore si edhe profesionistët tjerë shëndetësorë obligohen të jenë në detyrë përveç në rastet kur të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësorë, njëri mund të lirohet nga detyra.
• Në rast se paraqitet ndonjë rast i dyshuar të merren masat e izolimit dhe të ndiqen këshillat sipas udhërrëfyesve të shpërndarë nga OFK.
• Të përfillen rekomandimet e publikuara nga OFK të cilat janë dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Farmacisë –FIP si dhe ato nga MSH dhe IKSHPK.
Ju lutem pēr cfardo dileme profesionale gjatē shērbimit tē mos hezitoni tē kērkoni ndihmē nga OFK.
Sē bashku do t’ia dalim!
Me respekt,
Arianit Jakupi
Kryetar i OFK-sē