Qirinjë në rikujtim të profesionistëve shëndetësorë të cilët humbën jetën me COVID 19
20 Gusht 2020Odat e Profesionistëve Shëndetësor bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore dhe profesionistëve shëndetësor që sot me datë 20 gusht 2020 në orën 21.00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinjë në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga Covid 19, si dhe të shërbej si mbështetje të profesionistëve shëndetësor të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid 19.
Andaj OFK ju fton te solidarizoheni duke
ndezur qirinj para barnatoreve tuaja.
Njëkohësisht bëhet thirrje edhe për të gjithë popullatën që
në orën 21.00 të bashkëngjiten në këtë nderim duke fikur dritat për një minutë.