\ Sqarim mbi masat e përgjithëshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID 19 – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Sqarim mbi masat e përgjithëshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID 19

13 Nëntor 2020

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë Vendimin Nr 01.42 për masat e përgjithëshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID 19 i cili është konkretizuar sot nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Për të shmangur çfarëdo konufizoni në mesin e anëtarëve tanë në lidhje me çështjen nëse kanë të drejte pune ose jo, dëshirojmë të sqarojmë se vendimi i lartëcekur në paragrafin 20 të tij lejon ushtrimin e veprimtarisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut për sektorin e shëndetësisë, ndërkohë që Ligji për Shëndetësi Nr. 04/L-125 në nenin 17 paragrafi 5 përcakton se: “Barnatoret janë institucione shëndetësore që funksionojnë në të tri (3) nivelet e kujdesit shëndetësor”.

OFK rekomandon të gjithë anëtarët që me rastin e lëvizjes krahas vërtetimit i cili merret duke aplikuar në formën zyrtare në sistemin elektronik EDI-ATK, të kenë edhe ID Kartelen e anëtrësisë ose kopjen e licences për anëtarët të cilët nuk kanë tërhequr ende kartelat në OFK.Linku i sistemit EDI – ATK https://edeklarimi.atk-ks.org/Account/Login?ReturnUrl=%2F

OFK shpreh mirënjohjen e veçantë për të gjithë farmacistët të cilët gjatë gjithë periudhës shërbyen si vijë e parë e përballjes me pandeminë COVID 19, duke qenë në gadishmëri të plotë për ndihmë qytetarëve në përballje më këtë pandemi.

OFK duke qenē mirēnjohese dhe falënderuese pēr punēn e deritanishme, dhe ju kērkon qē si deri mē tani me pērkushtim e kujdes maksimal tē vazhdoni ti pērmbaheni masave parandaluese si:

• Organizoni punēn në barnatore ekipe fikse në atë mënyrë që ekipet në mes vete të mos kenë kontakt. Puna në ekipe fikse nënkupton shmangien e kontateve në mes të anëtarëve të ekipeve, përveç në rastet kur ndonjëri anëtar vetizolohet apo është në pushim mjekësor. Pas përfundimit të orarit nga secili ekip barnatorja mbyllet, pastrohet dhe dezinfektohet që të jetë e gatshme për ekipin tjetër.

• Para se tē fillohet puna me pacientë tē bëhet organizimi i barnatores, pastrimi dhe dezinfektimi.

• Obligative të përdoren maskat nga personeli në barnatore.

• Në rast se ndonjë pacient i dyshuar ka qëndruar në barnatore, vendi duhet të dekontaminohet.

• Tē vendoset rendi ashtu që të jenë të përcaktuar qartë distanca në mes të personelit dhe pacientëve/qytetarëve.

• Qytetarët të kenë kujdes mos qëndrojnë gjatë në barnatore pasi edhe vetë pritjet e gjata në barnatore mund të jenë burim i infeksionit dhe rrezikojnë edhe personelin në barnatore.

• Rekomandohet fuqishëm që shërbimi të bëhet përmes sportelit/dritareve të kujdesatrisë por nëse kjo nuk është e mundur atëherë të mos lejohet mē shumē se një person brenda barnatores.

• Barnatoret të tentojnë të mbajnë stoqe adekuate të produkteve medicinale duke i këshilluar qytetarët që ata të mos bëjnë furnizime afatgjata (vjeçare) në shtëpitë e tyre e më tej tu mbeten si mbeturina medicinale për shkak të kushteve joadekuate të ruajtjes apo pas skadencës.

• Barnatoret duhet të jenë të hapura përveç në rast se vendoset ndryshe nga qeveria.

• Personeli në barnatore si edhe profesionistët tjerë shëndetësorë obligohen të jenë në detyrë përveç në rastet kur të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësorë, njëri mund të lirohet nga detyra.

• Në rast se paraqitet ndonjë rast i dyshuar të merren masat e izolimit dhe të ndiqen këshillat sipas udhërrëfyesve të shpërndarë nga OFK.

• Të përfillen rekomandimet e publikuara nga OFK të cilat janë dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Farmacisë –FIP si dhe ato nga MSH dhe IKSHPK.

Ju lutem pēr çfarëdo dileme profesionale gjatē shērbimit tē mos hezitoni tē kērkoni ndihmē nga OFK.

Së bashku do t’ia dalim!