FTESË PËR DONACIONE/SPONSORIZIM PËR NGRITJEN E MONUMENTIT PËRKUJTIMOR
23 Korrik 2021Përmes kësaj letre ju informojmë se Odat e Profesionistëve shëndetësorë të Kosovës janë duke ngritur një monument përkujtimor për nder të profesionistëve shëndetësorë.
Ky projekt ka për qëllim ngritjen e një monumenti përkujtimor i cili me formën e tij do të simbolizojë qëndresën, kontributin dhe përkushtimin profesional të mantelbardhëve përgjatë dekadave.Lokacionin në formë të ishullit, tek hyrja kryesore e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aprovuar nga ana e Kuvendit Komunat të Prishtinës, dëshirojmë ta shëndrrojmë në pikë referuese (landmark) të qytetit tonë.
Ndërtimi i një monumenti të tillë, me vlera artistike dhe arkitektonike, ka një kosto të lartë, që sjell me vehte edhe shpenzime të konsiderueshme në realizimin e tij, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e saj.Odat e profesionistëve shëndetësor kanë ndarë një pjesë të buxhetit për këtë monument përkujtimor, por duke marrë parasysh shpenzimet e larta, ne kemi nevojë për mbështetjen e partnerëve.
Të kontribuosh për punën dhe sakrificën e punëtorëve shëndetësor është nder për OPSh-të dhe kontributdhënësit e tjerë. Përkrahja juaj është mëse e nevojshme për ta realizuar këtë qëllim, bashkarisht.
Prandaj, shfrytëzojmë rastin të ju ftojmë ta mbështetni ndërtimin e këtij monumenti me interes publik duke dhënë donacione, mbështetje që do ti bëjë nderë çdo organizate.
Çdo donator, e gëzon të drejtën e plotë që të monitoroj shpenzimin e çdo qindarke për këtë projekt
Shënim: Të gjithë emrat e donatorëve do të shpallen në Web faqet e Odave të Profesionistëve Shëndetësor dhe mediat e shkruara dhe ato elektronike.
Donacionet mund të dërgohen në llogarinë bankare:Organizata: ODA E MJEKËVE TË KOSOVËSXhirollogaria Bankare: 1708017700029953Emri i Bankës: NLB BankaPër çfardo pyetje apo sqarim mund të na kontaktoni në 049 872 300 apo përmes email adresës: info@omk-rks.org