Tryeza e rrumbullakët me temë “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”
23 Korrik 2021Oda e Mjekëve të Kosovës organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”
Në kuadër të tryezës së rrumbullakët u prezantuan të gjeturat e hulumtimeve që Oda e Mjekëve të Kosovës në bashkëpunim me Trupin Këshillëdhënës të Fakultetit të Mjekësisë.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues nga Ministra e Shëndetësisë, përfaqësuses nga Bordi i SHSKUK, përfaqësues nga rektorati i Universitetit të Prishtinës, përfaqësues nga Odat e Profesionistëve Shëndetësor, përfaqësues të mjekëve specializant dhe specialist.
Në fjalën hyrëse të tryezës Kryetari i Odës së Mjekëve Dr.Pleurat Sejdiu u shpreh se qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi mbi atë se çfarë na ka brengosur deri tani, e ndër to është në mos reflektimin i shumë problemeve që kanë atakuar mjekësinë tonë dhe qasjen e specializantëve në Kosovë.
Kryetari i Odës së Farmacistëve Prof.Ass.Dr.Arianit Jakupi, i cili ishte pjesëmarrës në këtë tryezë, u shpreh se janë dy probleme esenciale në këtë diskutim e para problemet shumë vjeçare dhe e dyta problemi i vitit të kaluar me mbingarkesës e rreth 1500 specializantëve, edhe që realisht i jep detyrë të madhe bordit për menaxhimin adekuat të këtyre specializantëve që këta ta krijojnë një kompetencë profesionale gjatë viteve të shkollimit specialistik, dhe kjo nuk kufizohet vetëm me bordin por me Ministrinë e Shëndetësisë, Odat e Profesionistëve Shëndetësor, mentorët klinik, QKUK-në dhe specialistët tjerë që do ti mbikqyrin këta specializant.
Në anën tjetër u theksua edhe roli i cili duhet ti jepet Odave të Profesionistëve Shëndetësorë në mbikëqyrjen dhe zbatimin e praktikës profesionale të profesionistëve shëndetësorë duke qenë se një nga të gjeturat e hulumtimit ishte që si për profesionistët pas shkollimit bazik apo pas specilizimit problem më i madh qëndronte në krijimin e kompetencës profesionale.