\ OFK bën promovimin e numrit të parë të Revisëts Farmaceutike! – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

OFK bën promovimin e numrit të parë të Revisëts Farmaceutike!

01 Gusht 2021

Revista farmaceutike si format i ri dhe me dizajn unik e modern vjen pas shumë diskutimeve e posaçërisht përpjekjeve shumëvjeçare të farmacistëve për të pasur një medium të këtij lloji.

Këshilli redaktues ka vendosur që për shkak të vitit të vështirë të pandemisë ky numër i parë ti kushtohet COVID-19 dhe sfidave që janë paraqitur në sektorin farmaceutik.

Revista vjen me rubrika të veçanta shkencore, informuese, hulumtuese por edhe këshilla praktike.

Gjithashtu në çdo numër do të shpaloset profili i farmacistit ku do të paraqitet biografia e farmacistëve që kanë dhënë kontribut shumëvjeçar në sektorin farmaceutik.

Urojmë që ky numër i parë i revistës për të cilin është bërë edhe regjistrimi ndërkombëtar me ISSN të pasohet edhe me shumë numra të tjerë që me kohë do të rrisin impaktin e botimeve dhe që kjo të bëhet një platformë jo vetëm informuese por edhe ku farmacistët e rinj do të mund të paraqesin punimet e tyre profesionale dhe hulumtuese.

Në emër të OFK falenderojmë të gjithë bashkëpunëtorët, profesorë, kolegë, asistentë sponzorët dhe të gjithë të tjerët që janë angazhuar për publikimin e revistës.