“Revista Farmaceutike” ne verzionin elektronik
11 Gusht 2021Të nderuar anëtarë,
Oda e Farmacistëve të Kosovës me qëllim të krijimit të qasjes më të lehtë dhe të shpejtë të sajë në Revistën Farmaceutike ka vendosur që publikimi i sajë të bëhet edhe online në mënyrë që anëtarët e sajë të informohen me shkrimet e shfaqura në këtë medium.
Revista farmaceutike vjen si format i ri pas shumë diskutimeve e posaçërisht përpjekjeve shumëvjeçare të farmacistëve për të pasur një medium të këtij lloji nga i cili do të mundësohet ofrimi i të dhënave më të reja profesionale dhe shkencore por edhe ato administrative të proceseve të ndryshme legjislative dhe rregullative në sektorin farmaceutik si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Ky medium gjithashtu po hap një rrugë shtesë ku farmacistët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë do të mund ta shpalosin punën e tyre profesionale dhe hulumtuese për të nxitur edhe debat lidhur me rezultatet e fitura në funksion të zhvillimit të vazhdueshëm apo edhe zbulimeve të ndryshme që mund të vijnë si rezultat i të dhënave që mund të dalin nga hulumtimet e tilla.
Pra qëllimi kryesor është që të japë informacione për farmacistët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë për aktualitetin, për çështje të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punën e përditshme të tyre dhe në përgjithësi për sektorin shëndetësor.