\ Lëvizja e farmacistëve si profesionistë shëndetësorë gjatë kohës së kufizimit të qarkullimit të qytetarëve – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Lëvizja e farmacistëve si profesionistë shëndetësorë gjatë kohës së kufizimit të qarkullimit të qytetarëve

30 Gusht 2021

Të nderuar anëtarë, sic jeni të informuar nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për masat e përgjithëshme dhe të vecanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19, me të cilin ndër të tjera është caktuar kufizimi mbi qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

OFK, informon anëtarët e sajë se në bazë të pikës D 17.2, farmacistët si personel shëndetësor janë të përjashtuar nga ky kufizim por vetëm për qëllime të kryerjes së detyrave të punës dhe jo për qëllime tjera, pra vetëm për qëllim të veprimtarisë shëndetësore.

Për të lëvizur gjatë periudhës së kufizimit kohor duhet të keni “Certifikatës për të punësuarit” dhe ID Kartelën e OFK-së .

Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit”. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

OFK shfrytëzon rastin edhe njëherë të ju ftojë që gjatë kësaj periudhe të merrni masat mbrojtëse që maksimalisht të jeni të mbrojtur. Mundohuni që pacientët ti shërbeni përmes sportelit apo nëse kjo nuk është e mundur vetem nga një person dhe të tjerët të jenë në distancë dhe mundësisht në barnatore vetëm nga një.

Kjo kohë e pandemisë na ka sfiduar të gjithëve por vetëm duke i përfillur rekomandimet që edhe ne si OFK i kemi publikuar, por posaçërisht ato që dalin nga institucinet kompetente politikë-bërëse dhe ato kredibile ndërkombëtare na mundësojnë që të ruajmë veten dhe të tjerët.

Per me shume rreth ”Certifikatës së të punësuarit” kliko KETU