Takim i përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë Prof.Dr. Rifat Latifi
03 Mars 2022Kryetari i OFK-së, Prof.Ass.Dr. Arianit Jakupi së bashku me dy zv.kryetarët Mr.ph.Dardane Mehaj dhe Mr.Ph.Gjon Gega zhvilluan një takim të përbashkët me ministrin Latifi dhe kabinetin e tij.
Gjatë takimit u adresuan shqetësimet e ndryshme në sektorin farmaceutik me prioritet: Ligji për unifikimin e çmimit të barnave, përcaktimi i kritereve në hapjen e barnatoreve të reja si dhe ligjin për produkte dhe paisje medicinale (ku u diskutua për AKPPM, inspektoratin, farmacinë spitalore dhe klinike etj).
OFK falenderon Ministrin Latifi për gadishmërinë dhe përkushtimin e treguar në adresimin e këtyre çështjeve, duke u zotuar se OFK do të jetë krah tij në këshillimin profesional për sektorin farmaceutik