\ Vizitë në fabrikën e barnave Trepharm – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Vizitë në fabrikën e barnave Trepharm

25 Shkurt 2022

Kryetari i OFK-se Prof.Dr.Ass. Arianit Jakupi, së bashku me zv.kryetarët Dardana Mehaj dhe Gjon Gega vizituan fabrikën e barnave Trepharm me ç’rast edhe u njoftuan me zhvillimet më të reja të cilat janë realizuar aty.

Kryetar i OFK eshte shume krenare që në kuadër të prodhimit të barnave në Republikën e Kosovës kemi ndërmarrje të këtij niveli me të gjitha standardet e praktikave të mira të prodhimit të cilat janë të njëjta si me ato të Bashkimit Europian.

Gjatë këtij takimi u bisedua për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit që si OFK dhe Trepharm mund ta bëjmë së bashku në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të sektorit farmaceutik.

Falenderojme Z.Mërgim Prishtina për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunimin, kolegun Mr.Ph.Ahmet Hoxha–Qp- specialist i kontrollit të barnave për sqarimet lidhur me proceset dhe vizitën në fabrikë të gjithë kolegët tjerë farmacistë si edhe personelin tjetër, kimistë, biologë etj që janë të punësuar aty dhe që mundësojnë që të gjitha këto hallka të procesit të zhvillohen në këtë mënyrë.