\ “Për Jeten ” në përkujtim të profesionistëve shëndetësorë – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

“Për Jeten ” në përkujtim të profesionistëve shëndetësorë

16 Shkurt 2022

“Për Jeten ” në përkujtim të profesionistëve shëndetësorë

Së bashku me kryetarët e OPSH-ve në shenjë mirënjohje e përkujtimi të sakrificës së profesionistëve shëndetësor vendosëm që data 16 shkurt të shpallet si ditë përkujtimore e profesionistëve shëndetësor në Republikën e Kosovës.Po ashtu gjatë ditës kisha kënaqësinë që së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Latifi, Kryetarin e Prishtinës z. Rama dhe Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, në emër të OFK-së të bëjmë përurimin e memorialit/obeliskut si shenjë përkujtimit të kontributit dhe sakrificës të të gjithë profesionistëve shëndetësorë të Republikës së Kosovës.Në emër të OFK-së, në këtë datë të shënuar dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e përzemërt për të gjithë farmacistët të cilët gjatë gjithë këtyre periudhave kanë dhënë kontributin e tyre profesional dhe human në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.Obelisku është realisuar falë bashkëpunimit të OPSH-ve dhe donatorëve që kanë përkrahur dhe kontribuar për këtë monument.

Me respekt

Prof.Ass.Dr. Arianit Jakupi