\ Akreditohet Konferenca e Kolegjit UBT – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Akreditohet Konferenca e Kolegjit UBT

20 Tetorë 2021

Kolegji UBT më 30 Tetor 2021 do të organizojë online Konferencën Ndërkombëtare Farmaceutike ‘International Conference on Pharmaceutical and Natural Sciences IC-PNS 2021’ e cila është e akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe e poentuar si në vijim:

12 pikë për pjesëmarrësit pasiv

15 pikë për pjesëmarrësit aktiv

17 pikë për ligjëruesit e ftuar

Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta bëjnë pagesën prej 21.00 Euro dhe fletëpagesa si dëshmi duhet të dërgohet në emailin e konferencës ic.pns@ubt-uni.net deri më datën 29.10.2021.

Është shumë e rëndësishme që në fletëpagesë tek përshkrimi të shënohet: Konferenca për Farmaci dhe Emri e Mbiemri i Pjesëmarrësit. Kjo sepse Certifikatat do të përgaditen për ata emra dhe mbiemra që gjenden tek përshkrimi në fletëpagesë.

Detajet e bankës për pagesë janë:

Name of the account holder: UBT SHPK KOLEGJI NDERKOMBETAR PER BIZNES

Full account number (including bank codes) / IBAN: XK05-2011-0000-0392-7958

Account number (Numri i Llogarise): 20-11-0000039279-58

Name of Bank: TEB Bank

Address of branch: Agim Ramadani, Nr. 15, 10000 Prishtinë

BIC / SWIFT: TEBKXKPR