\ Informat mbi unifikimin e çmimit të barnave – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Informat mbi unifikimin e çmimit të barnave

16 Qershorë 2020

Të nderuar anetarë,

Ne email adresat e juaj me te cilin jeni regjistruar ne OFK keni pranuar nje forme per plotesim ne lidhje me unifikimin e cmimit te barnave.

Te gjithe anetaret te cilet nuk e kane pranuar email per shkak te ndrrimit te email adreses apo pershkrimit gabim luteni qe te na shkruani ne adresen info@ofk-rks.net per te ju derguar formen e kerkuar.

Linku do te jete i hapur deri me 17 Qershor.

Më 27 Maj të vitit 2019 është nënshkruar udhëzimi administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave si pritje shumëvjeçare e farmacistëve në funksion të rregulllimit të një prej problemeve të mëdha të sektorit farmaceutik.

Gjatë tërë kësaj kohe Ministria e shëndetësisë dhe komisioni për çmime por edhe shumë kolegë në tërë sektorin janë përballuar me shumë propaganda, dezinformime apo keqinterpretime të normave të udhëzimit administrativ të cilat shpesh herë po bëhen në emër të farmacistëve.
Me këtë rast për të shmangur të gjitha dilemat por edhe për të marë rolin e vet OFK si përfaqësues ligjor i anëtarëve të vet përkatësisht farmacistëve, edhe pse e kemi të qartë këtë çështje por për të dokumentuar në institucionet përgjegjëse po e organizojmë këtë marrje pelqimi nga anetaret për deklarimin e saktë rreth dilemave të ngritura nga disa OJQ pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe OFK.

Rezultatet e pranuara do të përpunohen dhe do të publikohen që të jenë në dispozicion të të gjitha palëve të interesuara për të parë qëndrimin e farmacisëtve rreth kësaj çështjeje.