\ Pyetësori mbi përvojat e farmacistëve komunitarë me COVID-19 në Kosovë – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Pyetësori mbi përvojat e farmacistëve komunitarë me COVID-19 në Kosovë

03 Prill 2020

I/e nderuar Farmacist,

Ju lusim që të merrni pjesë në studimin e mëposhtëm që ka të bëjë me përvojat e farmacistëve në Kosovë dhe aktivitetet përkatëse farmaceutike në Barnatore Komunitare ku punoni gjatë periudhës së pandemisë me sëmundjen COVID-19. Ky studim është duke u realizuar nga Kreshnik Hoti, Arianit Jakupi dhe Shane Desselle në bashkëpunim me Odën Farmaceutike të Kosovës (OFK). Studimi ka për qëllim të hulumtoj përvojat e farmacistëve gjatë kësaj situate të paprecedent për profesionin e farmacisë dhe shëndetit publik në përgjithësi. Rezultatet nga ky studim do të na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë praktikën farmaceutike gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19.

Ju sigurojmë që identiteti juaj gjatë publikimit të rezultateve nga ky studim do të mbetet anonim. Ju apo barnatorja ku punoni nuk do të identifikoheni në asnjë mënyrë, duke ua respektuar kështu plotësisht konfidencialitetin tuaj. Pjesëmarrja në këtë studim është plotësisht vullnetare.

Ju lusim që të plotësoni pyetjet e mëposhtme duke klikuar apo shkruar në hapësirat përkatëse.

Nëse vullnetarisht pajtoheni të merrni pjesë në këtë studim, atëhere plotësoni pyetësorin deri në fund, duke klikuar kështu në butonin NEXT pas përfundimit të cdo faqeje (vini re se nuk mund të kalohet nga seksioni në seksion pa përfunduar pyetjet e shenjëzuara me * në seksionin përkatës).

Në fund dorëzoni përgjigjet tuaja duke klikuar në butonin SUBMIT në fund të pyetësorit.

Ju lutem plotësojeni pyetësorin vetëm 1 herë (nëse jeni më shume se 1 farmacist në barnatore, atëherë plotësojeni secili pyetësorin).

me respekt,
Në emër të Ekipit Hulumtues
Prof Asoc Dr Kreshnik Hoti

Per te plotesuar pytesorin klikoni KETU