\ “Diabeti – Sfidat në menaxhimin bashkëkohor” – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

“Diabeti – Sfidat në menaxhimin bashkëkohor”

28 Nëntor 2020

Oda e Farmacistëve të Kosovës me qëllim të ofrimit të edukimit të vazhdushëm profesional për anëtarët e sajë, në mbështetje të vendimit të Këshillit Drejtues të datës 22 Prill 2020 për ofrimin e 20 pikëve kredituese pa pagesë, ka vendosur që simopoziumi i pezulluar gjatë muajit Mars “Diabeti – Sfidat në menaxhimin bashkëkohor” të organizohet online përmes platformës Zoom me 5 Dhjetor. Aktiviteti është i akredituar me 8 pikë.

Pjesëmarrja në simpozium do të jetë pa pagesë, dhe regjistrimi do të bëhet online. Për detajet e regjistrimit për pjesëmmarje dhe çështjet tjera rreth simpoziumit do të njoftoheni në fillim të javës së ardhëshme.

Të gjithë anëtarët të cilët gjatë muajit mars kanë paguar kuotizimin e pjesëmarrjes, në lidhje me detajet për kthimin e pagesave apo konvertim në shërbime të OFK-së do të njoftohen javën e ardhëshme.