\ Disa nga rekomandimet e FIP (Federata Ndërkombëtare e Farmacisë) të cilat janë marrë nga Shoqata e farmacisëtëve të Kinës ku edhe ka filluar shpërthimi i Coronavirusit. – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Disa nga rekomandimet e FIP (Federata Ndërkombëtare e Farmacisë) të cilat janë marrë nga Shoqata e farmacisëtëve të Kinës ku edhe ka filluar shpërthimi i Coronavirusit.

12 Mars 2020


Në vazhdim po paraqesim disa nga këto rekomandime

Masat parandaluese

Farmacisti dhe teknikët e farmacisë mund të luajnë një rol kryesor në parandalimin e përhapjes së koronavirusit SARS-CoV-2 nga:
• Të kuptuarit e natyrës së sëmundjes, si transmetohet dhe si ta parandaloni atë përhapjen e mëtejshme;
• Të dish të qasesh në burimet e informacionit në nivelin kombëtar në lidhje me strategjitë SARS-CoV-2 (përfshirë qendrën më të afërt të referimit për SARS-CoV-2), dhe duke ruajtur atë informacion;
• Informimi, këshillimi dhe edukimi i komunitetit;
• Furnizimi adekuat dhe i mjaftueshëm i produkteve;
• Inkurajimi i individëve dhe familjeve me raste të dyshuara të sëmundjes akute të frymëmarrjes SARS-CoV-2 për të kërkuar trajtim nga institucionet e kujdesit shëndetësor që posedojnë mjedisin dhe pajisjet e përshtatshme për të menaxhuar pacientë të tillë. Qendrat e mjekësisë familjare të nivelit parësor, barnatoret ose institucionet tjera të kujdesit shëndetësor mund të luajnë një rol kyç në parandalimin e sëmundjes. Përpjekja për të trajtuar pacientët në mjedise joadekuate mund të rrezikojë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe të tjerët.

Për më tepër, masat e mëposhtme duhet të merren parasysh nga farmacisti përgjegjës i barnatores (Shoqata Farmaceutike Kineze, 2020 (12 Shkurt)):
1. Zhvilloni plane emergjente dhe definoni proceset e punës
2. Kryeni trajnime të plota për personelin
3. Përqendrohuni në gjendjen shëndetësore të farmacistëve
4. Mbroni personelin e barnatores
5. Forconi monitorimin e infeksioneve nga farmacistët
6. Siguroni një menaxhim adekuat të pastrimit dhe dezinfektimit
7. Fuqizoni menaxhimin adekuat të pacientit
8. Fuqizoni edukimin e pacientëve
9. Fuqizoni menaxhimin e ekspozimit ndaj infeksionit
10. Fuqizoni menaxhimin e mbetjeve mjekësore