\ FTESË PËR APLIKIM – Kontabilist – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

FTESË PËR APLIKIM – Kontabilist

16 Dhjetorë 2024

POZITA : Kontabilist

Përgjegjësitë:

  • Të menaxhojë të gjitha transaksionet e kontabilitetit.
  • Regjistrimin e lëvizjeve kontabël në sistemin elektronik në softëer,
  • Regjistrimi i faturave në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme
  • Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore
  • Regjistrimin e lëvizjeve bankare dhe barazimi i tyre,
  • Përgatitjen e raporteve periodike të nevojshme,
  • Llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrave kontabël ive,
  • Monitorimin periodik i pagesave dhe raportimi tek menaxhmenti,
  • Përgatitjen e informacioneve të duhura financiare, të cilat i kalon menaxherëve varësisht kërkesave.
  • Të bëjë përgatitjen dhe prezantimin e raporteve financiare TM1-TM12 dhe vjetore
  • Të përgatisë dosjet tatimore për taksat mujore, tremujore dhe vjetore.
  • Përgatit regjistrimet e pagave në sistemin e kontabilitetit
  • Përgatit Pasqyrat Financiare;
  • Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti

Shakthtësitë dhe Kualifikimet: 

  • Përvojë pune të paktën 2-vjeçare në kontabilitet dhe mbajtje të librave.
  • Njohuri të mira të legjislacionit dhe standardeve të kontabilitetit.
  • Përvojë pune në korporata të mëdha vendore dhe klientë ndërkombëtarë.
  • Njohuri të mira të përdorimit të softuerëve për kontabilitet.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese ekipore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Diplomë së paku Bachelor në Ekonomi/Financa
  • Çertifikimi profesional është përparësi.

Data e fundit për aplikim: 17/12/2024 – 25/12/2024

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj së bashku me dëshmitë tjera dhe ofertën financiare në emailin info@ofk-rks.net

Per me shume ftesa KETU