Njoftim për anëtarët të cilët nuk kanë dërguar dëshmitë mbi anëtarësimet vjetore
28 Tetorë 2024Të nderuar anëtarë,
Oda e Farmacistëve të Kosovës, gjatë muajit nëntor lanson platformën për shërbimet digjitale për anëtarët e saj e cila do të jetë e vetmja formë e ofrimit të shërbimeve për farmacist.
Platforma do të jetë e qasëshme vetëm për anëtarët të cilët kanë përmbushur të gjitha obligimet nga taksa administrative deri për vitin 2024.
Prandaj, ju lutem që në email adresen financat@ofk-rks.net të dërgohen dëshmitë mbi përmbushjen e taksës vjetore të anëtarësimit, të cilat nuk i keni dorëzuar ende në OFK.
Anëtarët të cilët nuk përmbushin taksën deri në fund viti, i nënshtrohen procesit të riantarësimit.
OFK kërkon falje paraprakisht në rast se në këtë njoftim është përfshirë ndonjë anëtarë i cili ka dërguar dëshmitë në OFK.