Informimi mbi aktivitetet e edukimit te vazhdueshem profesional
10 Qershorë 2021Pas takimit të Këshillit Drejtues të mbajtur me 05/06/2021, Oda e Farmacistëve të Kosovës njofton se në kuadër të planit të punës të miratuar nga Kuvendi, OFK do të organizojë:
– me datën 25 Shtator (Dita Botërore e Farmacistëve) aktivitet profesional të akredituar si dhe
– në pjesën e parë të muajit Nëntor konferencën vjetore të farmacisë,
me të cilat do të mundësohet arritja e pikëve të nevojshme vjetore kredituese në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional.
Aktivitet e planifikuara do të organizohen në harmonizim me masat menaxhuese dhe parandaluese të caktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në lidhje me mënyrën e organizimit, OFK do t’ju mbajë të informuar me kohë