\ Kerkesa e OPSH-ve drejtuar kryeministrit per Udhezimin Administrativ 05/2017 dhe MSH-se per konkrusin per specializime – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Kerkesa e OPSH-ve drejtuar kryeministrit per Udhezimin Administrativ 05/2017 dhe MSH-se per konkrusin per specializime

30 Korrik 2020

Të nderuar anëtarë,

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar sot konkursin për specializime. Për befasinë e të gjithëve përkundër numrit të madh të pozitave të shpallura në konkurs, asnjëra nga pozitat nuk është shpallur për farmacistë. Për më tepër prezenca e farmacistëve në instucione shëndetësore është detyrim ligjor i përcaktuar nga neni 26 paragrafi 2 i Ligjit për Shëndetësi nr. 04/L-125 “Barnat e përshkruara nga mjeku ose stomatologu mund të jepen vetëm nga ose në prezencën e farmacistit të licencuar “

Dua t’ju sqarojë se OFK ka reaguar me kohë ndaj këtij konkursi (shkresa e datës 24/07/2020), dhe jo vetëm kaq por që në fillim të mandatit të Ministrit Zemaj ka qenë kërkesë e të gjitha Odave të Profesionistëve Shëndetësorë aprovimi i udhëzimit të ri administrativ (i finalizuar para disa muaj) në të cilin do të përfshiheshin edhe profilet tjera të cilat aktualisht nuk janë të parapara me Udhëzimin Administrativ nr 05/2017 por edhe do të rregullohej ligjshmëria.

Për më tepër ne kemi konsideruar se ky proces është jo ligjor meqë udhëzimi administrativ nr.  05/2017 për shkollim specialistik është në kundërshtim me Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor  dhe Ligjin për Shëndetësi. Kërkesen për anulimin e këtij udhëzimi veçse ia kemi bërë kryeministrit të Republikës së Kosovës po me datën 24/07/2020. Qeveria e Kosovës  duke shqyrtuar kërkesen tonë dje i ka kërkuar opinion Ministrisë së Shëndetësisë për shkresen tonë përkitazi me ligjshmërinë e këtij Udhezimi Administrativ. Ndërsa ministria, me nguti pa pritur vlerësimin e zyrës ligjore të Zyrës së Kryeministrit sot, ka shpallur konkursin për Specializime.

Kerkesa e OPSH-ve per anulimin e udhezimi mund te shkarkohet duke klikuar KETU

Reagimi ndaj MSH-se