\ Komunikatë për shtyp nga Komiteti për Kordinimin dhe vlerësimin e situates epidemiologjike në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës, dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Komunikatë për shtyp nga Komiteti për Kordinimin dhe vlerësimin e situates epidemiologjike në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës, dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale

15 Mars 2020
Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të situatës epidemiologjike lidhur me Koronavirusin Covid-19 kërkon nga qytetarët që të respektojnë vendimet e Qeverisë për menaxhimin e situatës dhe rregullat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e personelit shëndetësor me rastin e marrjes së shërbimeve.

Ky komitet me anë të një njoftimi bën të ditur se në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës kanë disa rekomandime për barnatoret në vend:

1. Para se tē fillohet puna me pacientë tē bëhet organizimi i barnatores, pastrimi dhe dezinfektimi.

2. Obligative të përdoren maskat dhe dorëzat nga personeli në barnatore.

3. Në rast se ndonjë pacient i dyshuar ka qëndruar në barnatore, vendi duhet të dekontaminohet.

4. Tē vendoset rendi ashtu që të jenë të përcaktuar qartë distanca në mes të personelit dhe pacientëve/qytetarëve.

5. Qytetarët të kenë kujdes mos qëndrojnë gjatë në barnatore pasi edhe vetë pritjet e gjata në barnatore mund të jenë burim i infeksionit dhe rrezikojnë edhe personelin në barnatore.

6. Të mos lejohet mē shumē se një person brenda barnatores ose shërbimi të bëhet përmes dritareve të kujdesatrisë.

7. Barnatoret të tentojnë të mbajnë stoqe adekuate të produkteve medicinale duke i këshilluar qytetarët që ata të mos bëjnë furnizime afatgjata në shtëpitë e tyre e më tej tu mbeten si mbeturina medicinale për shkak të kushteve joadekuate të ruajtjes apo pas skadencës.

8. Barnatoret duhet të jenë të hapura përveç në rast se vendoset ndryshe nga qeveria.

9. Personeli në barnatore si edhe profesionistët tjerë shëndetësorë obligohen të jenë në detyrë përveç në rastet kur të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësorë, njëri mund të lirohet nga detyra.

10. Në rast se paraqitet ndonjë rast i dyshuar të merren masat e izolimit dhe të ndiqen këshillat sipas udhërrëfyesve të shpërndarë nga OFK.
Duke respektuar këto masa ne jo vetëm që mbrojmë njëri tjetrin por gjithashtu edhe kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.