KONKURS (PËR PËRKRAHJE FINANCIARE TË PUNIMEVE SHKENCORE )
24 Dhjetorë 2020Oda e Farmacistave të Kosovës (në tekstin e mëposhtëm OFK) në mbështetj të nenit 3, paragrafi 1 me nënparagrafin 1.12 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, pikës 10 të vendimit të Kuvendit nr.83 të datës 31.12.2019 për miratimin e planit të punës per vitin 2020, pas hartimit të kritereve dhe kushteve për përzgjedhjen e përfituesve të përkrahjes financiare për punime shkencore të anëtarëve të OFK-së nga komisioni i themeluar nga Këshilli Drejtues me vendimin nr 122 të datës 17/12/20, në vazhdën e aktiviteteve të saj, me qëllim të stimulimit si dhe promovimit të shkencës të realizuar në vendin tone që është vlerësuar dhe botuar në revistat prestigjioze kredibile me impakt ndërkombëtar nga anëtarët e OFK-së, shpall këtë:
KONKURS
(PËR PËRKRAHJE FINANCIARE TË PUNIMEVE SHKENCORE)
Oda e Farmacistëve të Kosovës i bënë thirrje farmacistëve anëtarë të Odës së Farmacistëve të Kosovës që të konkurojnë për përfitimin e granteve shkencore për punimet e publikuara përgjatë vitit 2020.
Pesë punimet e përzgjedhura sipas kritereve të poshtëshënuara do të përfitojnë shumën në vlerë prej:
- Vendi i parë € 800
- Vendi i dytë € 500
- Vendi i tretë € 300
- Vendi i katërt € 200
- Vendi i pestë € 200
KRITERET DHE PROCEDURAT E APLIKIMIT:
Kriteret obligative të pranimit janë:
- Farmacisti duhet të jetë anëtar i Odës së Farmacistëve të Kosovës
- Farmacisti duhet të jetë autor i parë i punimit shkencor;
- Periudha kohore e publikimit të punimit në revistë shkencore duhet të jetë përgjatë vitit 2020
Kriteret selektive të pranimit llogariten me pikët si vijon:
- Origjina e punimit
- Institucioni primar dhe gjenerimi i punimit në nivel vendit (Kosovë), së bashku me autorin korrespondues Kosovar vlerësohet me (7 pikë) duke u bazuar në paragrafin e parë më stimulimin dhe promovimin e shkencës në Instutucionet relevante kërkimore në Kosovë]
- Institucioni primar dhe gjenerimi i punimit në nivel vendit (Kosovë), por me autor korrespondues jashtë vendit vlerësohet me (5 pikë)
- Institucioni primar dhe gjenerimi i punimit jashtë vendit (Kosovës) vlerësohet me (2 pikë)
- Lloji i punimit:
- Original Research Article – 8 pikë
- Meta-Analysis – 6 pikë
- Revieë Articles – 5 pikë
- Case Reports – 3 pikë
- Tjera (Correspodence, Letter to the Editor, Short Communication, Short Report, Commentary) – 2 pikë
- Botuar vetëm në revistat e indeksuara në Ëeb of Science– Pikët sipas Impakt Faktorit aktual të revistës.
Mënyra e vlerësimit:
Totali i pikëve do të llogaritet përmes grumbullimit të pikëve totale sipas kriterve obligative dhe selektive të lartë përmendura.
Komente shtesë:
Nëse nuk arrihen kriteret e parapara nga pesë punime atëherë shuma e paraparë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale në punimet tjera.
Nëse në fund të listës së kandidatëve të përzgjedhur rezulton më tepër se një kandidat me pikë të njejta, atëherë shuma e dedikuar ndahet në përpjestim të barabartë me numrin e kandidatëve.
- Një kandidat ka të drejtë aplikimi vetëm me një punim.
PROCEDURA PËR APLIKIM:
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë
- Formularin për aplikim (e gjeni të bashkangjitur) dhe (SHKARKO FORMULARIN)
- Punimin me të cilin aplikon.
Dokumentet mund të dërgohen pëmes email adresës zyrtare të OFK: info@ofk-rks.org duke shënuar në subjekt (subject) që jeni duke ju përgjigjur konkursit publik për përkahje financiare të punimit shkencor.
Të njejtat mund t’i dërgoni në kopje fizike pranë zyreve të OFK-së
Afati për konkurim është i hapur nga data: 24.12.2020 deri 29.12.2020 në ora 16:00.
Për sqarime dhe pyetje në lidhje me konkurimin ju lutëm drejtohuni pranë zyrës së OFK-së:
info@ofk-rks.net apo kontaktoni në numrat e telefonit 038 200 241 86