Lista e 5 përfituesve sipas vlerësimit të komisioni për caktimin e kushteve, kritereve dhe përzgjedhjen e përfituesve të konkursit të punimeve shkencore
31 Dhjetorë 2020Oda e Farmacistëve të Kosovës pas zhvillimit të procedurave të konkursit publik për pesë punimet shkencore më të mira të anëtarëve të saj për vitin 2020, shpall listën e 5 përfituesve sipas vlerësimit të komisioni për caktimin e kushteve, kritereve dhe përzgjedhjen e përfituesve të konkursit.
Oda e Farmacistëve të Kosovës falemnderon anëtarët e komisionit. Prof. Armond Daci – kryesues, Prof. Arlinda Daka Grapci – anëtare dhe Ass. Driton Shabani – anëtar për kontributin, punën dhe vlerësimin profesional tërë procesit.
OFK do të vazhdojë që sado pak të stimulojë anëtarët e saj drejt zhvillimit shkencor profesional, në këtë drejtim Kuvendi OFK-së tashmë ka dyfishuar buxhetin për vitin 2021 për hulumtimet shkencore.
OFK përgëzon të përzgjedhurit për punën dhe angazhimin e tyre shkencor gjatë vitit 2020.