\ Njoftim mbi vërtetimin për lëvizjen e lirë – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Njoftim mbi vërtetimin për lëvizjen e lirë

14 Prill 2020

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se MEPTINIS ka publikuar formën e re të vërtetimeve për lëvizjen e lirë.

SI TË PLOTËSOHET FORMA ON-LINE PËR LËVIZJE TË LIRË

1) PUNËDHËNËSI: e shkarkon nga sistemi elektronik EDI i ATK-së çertifikatën, e vulosë dhe e nënshkruan, për secilin punonjës,

2) PUNONJËSI: duhet ta mbajë këtë formë me vete, bashkë me letërnjoftim dhe (nëse ka) edhe “bexh”-in e kompanisë.

PUNËDHËNËSI SIGURON QË VEPRIMTARIA ËSHTË NË LISTËN E MEPTINIS. Lista ne linkun

NËSE FIRMA KA MË SHUMË SE NJË VEPRIMTARI, MUND TË USHTROHEN VETËM ATO QË FIGUROJNË NË LISTË, SI TË LEJUARA. 

Për më tepër vizitoni linkun https://meptinis.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,3,894