\ Njoftim rreth anetaresimit per vitet 2018/2019 – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Njoftim rreth anetaresimit per vitet 2018/2019

17 Shtatorë 2020

I/e nderuar anëtarë/e  i/e OFK-së,

Edhe përkundër njoftimeve tona për afatet e parapara për përmbushjen e detyrimeve ligjore për vazhdimin e anëtarësimit nga ligji nr. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor neni 40 (1. Anëtarët e Odës kanë obligim që në mënyrë të rregullt të paguajnë anëtarësinë, kompensimin për regjistrim, licencim dhe shërbime të tjera administrative në pajtim me ligjin dhe aktet tjera normative të Odës. 2. Në rast dështimi të përmbushjes së këtyre obligimeve organet e Odës marrin masa disiplinore ndaj anëtarëve të saj.) ne ende nuk kemi pranuar dëshmi mbi përmbushjen e këtyre obligimeve.

Duke qenë se emri i juaj gjindet në listën e këtyre anëtarëve që kanë obligime të papërmbushura ndaj OFK-së per vitin 2018 ose 2019 apo edhe per te dy vitet bashkarisht, ne shfrytëzojmë rastin t’ju njoftojmë edhe njëherë se afati i fundit për përmbushjen e këtyre obligimeve është 1 Tetori i këtij viti.

Përkundër dëshirës tonë pas tejkalimit të këtij afati, ne jemi të detyruar që në përputhje me nenin 25 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor nr.04/L-150 dhe nenin 13, paragrafi 4 të Statutit të OFK-së  të fillojmë procedurën disiplinore për shqiptimin e masës tërheqja e përkohshme ose e përhershme e licencës dhe/ose fshirja e profesionistit shëndetësor nga regjistri, si dhe njoftimin e inspektoriatit shëndetësor, AKPPM dhe instucionit ku ju punoni për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë.  

Shfrytëzojmë rastin t’ju informojmë se anëtarësimi në OFK është kusht thelbësor për ushtrimin e profesionit të farmacistit  sipas neninit 8 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

I nderuari anëtar, riregjistrimi në listën e anëtarëve pas shqiptimit të kësaj mase disipinlore sipas vendimit të Kuvendit nr.42 ka një kosto shtesë në shumën prej 100 Euro si edhe pagesat vjetore të anëtarësisë për të cilat keni detyrime (Për më shumë kliko vendimin http://ofk-rks.net/ëp-content/uploads/2019/12/Vendimi-per-caktimin-e-taksave-administrative.pdf ) .

Prandaj, kërkojmë nga ana juaj që ti përmbaheni afatit dhe të përmbushni të gjitha detyrimet ligjore të juaja ndaj OFK-së. 

Ne kërkojmë falje paraprakisht për rastet të cilat mund të kenë pranuar këtë njoftim edhe pse mund të mos kenë pasur asnjë detyrim të pa përmbushur per vitin 2018 ose 2019.

Për cfardo paqartësie ju lutem na shkruani në info@ofk-rks.net apo në kontaktoni në tel. 038 20024186