PËR VAKSINËN KUNDËR COVID-19 FOL ME FARMACISTËT!
16 Prill 2022Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) së bashku me zyrën e UNICEF dhe në partneritet me USAID Kosova po zhvillojmë një aktivitet profesional në sektorin farmaceutik.
Aktiviteti ka të bëjë me ngritjen e vetëdijësimit lidhur me vaksinimin e popullatës, dhe pasi farmacistët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët, si profesionistë shëndetësorë kanë një mundësi të jashtëzakonshme që të japin këshilla dhe informacione adekuate lidhur me këtë proces.
Kemi realizuar trajnime për farmacistët nga shtatë qendra në Kosovë për mbledhjen e të dhënave, vaksinimin në përgjithësi si dhe komunikimin me pacientët dhe me këtë rast falenderojmë Prof.Ilir Begollin për ligjëratat e mbajtura.
Gjithashtu falenderojmë zyrën e UNICEF për besimin e dhënë neve si OFK por edhe farmacistëve në veçanti për zhvillimin e këtij projekti dhe besojmë maksimalisht në një qasje shumë profesionale të farmacistëve me pacientët lidhur me procesin e vaksinimit.