\ Provimi per Rilicencim – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Provimi per Rilicencim

14 Janar 2020

Njoftohen te gjithe farmacistet te cilet kane licence te skaduar e te cilet nuk kane arritur piket kredituese per rilicencim, se provimi i rilicencimit do te organizohet me 20/01/2019 nga ora 11:00 

Paraprakisht jo me larg se te ejten 16/01/2020 ju duhet te sjellni ne zyret e OFK-se te gjitha certifikatat origjinal me te cilat deshmohet piket e edukimit te vazhdueshme, qe do te jene percaktuese per caktimin e  cmimt te takses administrative  per provimi.

Në rast se nuk sillen certifikatat deri ne afatin e caktuar do te vlersohet se ju keni 0 pike nga edukimi i vazhdueshem.

Testi do te përbehet nga pytjet për  lëndët:

a.     Legjislacion Farmaceutik (ligji per narkotiket, ligji per paisje dhe produkte medicinale dhe UA per barnatore

b.     Praktikë farmaceutike

c.     Farmakoterapi

d.     Farmakovigjilencë

Testi do te përbëhet nga 20 pytje  në total.

Vlerësimi i kandidatëve  bëhet me “kaloi” ose “nuk kaloi”.

Kandidati kalon me mbi 50% të testit të suksesshëm.

Pyetjet do të jenë me përzgjedhje sipas sistemit a, b, c.

Pas daljes së rezultatit kandidati mund të kërkojë ta shohë testin dhe në rast të ndonjë ankese rishqyrtimi bëhet nga komisioni i rilicencimit.