\ KONKURS – PËR PËRKRAHJE FINANCIARE TË PUNIMEVE SHKENCORE MË TË MIRA 2021 – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

KONKURS – PËR PËRKRAHJE FINANCIARE TË PUNIMEVE SHKENCORE MË TË MIRA 2021

24 Dhjetorë 2021

Oda e Farmacistave të Kosovës (në tekstin e mëposhtëm OFK) në vazhdën e aktiviteteve të saj, në lidhje me përkrahjen, zhvillimin e kapaciteteve shkencore vendore me qëllim të stimulimit si dhe promovimit të shkencës të realizuar nga anëtarët e OFK që është vlerësuar dhe botuar në revistat prestigjioze kredibile me impakt ndërkombëtar shpall:

KONKURS

(PËR PËRKRAHJE FINANCIARE TË PUNIMEVE SHKENCORE MË TË MIRA 2021)

Oda e Farmacistëve të Kosovës i bënë thirrje farmacistëve kosovarë të konkurrojnë për përfitimin e granteve shkencore për punimet e publikuara përgjatë vitit 2021. Pesë punimet e  vlerësuara sipas kritereve të poshtëshënuara do të përfitojnë shumën në vlerë

  1. Punimi I – 500 Euro
  2. Punimi II – 400 Euro
  3. Punimi III – 300 Euro
  4. Punimi IV  – 250 Euro
  5. Punimi V  – 200 Euro

Kriteret obligative të pranimit janë:

-Farmacisti duhet të jetë anëtar i Odës së Farmacistëve të Kosovës

-Farmacisti duhet të jetë autor i parë i punimit shkencor ose autor korrespondent (vetëm njëri nga këta dy autorë mund të shfrytrëzoj punimin e njëjt për aplikim në këtë konkurs)

-Periudha kohore e publikimit të punimit në revistë shkencore duhet të jetë përgjatë vitit 2021

– Aplikuesit të cilët kanë përfituar përkrahje financiare për publikimet e vlerësuara gjatë vitit 2020, i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe kualifikimit të punimit të tyre por të njejtit nuk përfitojn përkrahje financiare pavarësisht vlerësimit të punimit.  Vetëm ata aplikues të cilët nuk kanë përfituar në konkursin paraprak gjatë viti 2020 përfitojnë nga përkrahja financiare.

Kriteret selektive të pranimit llogariten me pikët si vijon:

  1. Origjina e punimit
  1. Institucioni primar dhe gjenerimi i punimit në nivel vendit (Kosovë), së bashku me autorin korrespondues kosovar vlerësohet me (7 pikë) [duke bazuar në paragrafin e parë më stimulimin dhe promovimin e shkencës në Instutucionet relevante kërkimore në Kosovë]
  2. Institucioni primar dhe gjenerimi i punimit në nivel vendit (Kosovë), por me autor korrespondues jashtë vendit vlerësohet me (5 pikë)
  3. Institucioni primar dhe gjenerimi i punimit jashtë vendit (Kosovës), së bashku me autorin korrespondent jashtë vendit vlerësohet me (3 pikë)
  • Lloji i punimit:
  1. Original Research Article – 7 pikë
  2. Meta-Analysis/ Review Articles  5 pikë
  3. Case Reports, Correspodence, Letter to the Editor, Short Report, Commentary – 2 pikë
  • Botuar vetëm në revistat e indeksuara në Web of Science ose Scopus– Pikët sipas Impakt Faktorit aktual të revistës.

Mënyra e vlerësimit:

Totali i pikëve do të llogaritet përmes grumbullimit të pikëve totale sipas kriterve obligative dhe selektive të lartë përmendura.

Koment shtesë:

Nëse në fund të listës së kandidatëve të përzgjedhur rezulton më tepër se një kandidat me pikë të njejta, atëherë shuma e dedikuar ndahet në përpjestim të barabartë me numrin e kandidatëve.

-Një kandidat ka të drejtë aplikimi vetëm me një punim.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë (I). Formularin për aplikim (e gjeni të bashkangjitur) dhe (II). Punimin me të cilin aplikon. Dokumentet mund të dërgohen pëmes email adresës zyrtare të Odës: info@ofk-rks.net duke shënuar në subjekt (subject) që jeni duke ju përgjigjur konkursit publik për përkahje financiare të punimit shkencor. Të njejtat mund t’i dërgoni në kopje fizike pranë zyreve të OFK-së

Afati për konkurim është i hapur nga data: 24.12.2021 deri 06.01.2022 në ora 16:00.

Për sqarime dhe pyetje në lidhje me konkurimin ju lutëm drejtohuni pranë zyrës së OFK-së nëpërmjet email adresës info@ofk-rks.net apo numrin kontaktues 048572222

Shkarko formularin për aplikm KETU

Shkarko konkursin KETU