\ Sherbimi Profesional i OFK-se, zyrtare per punen e organeve konkurs – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Sherbimi Profesional i OFK-se, zyrtare per punen e organeve konkurs

16 Janar 2024

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/ L -212 të Punës të Republikës së Kosovës ,vendimit të Këshillit Drejtues të datës 24/07/2023 dhe nenit 5 të UA nr 7/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik , Oda e Farmacistëve shpall këtë :

Konkurs Publik

Nr references01/2024
Emri i Institucionit:  Oda e Farmacistëve të Kosovës
Titulli i punës:          Zyrtare për punën e organeve të OFK-së
Koeficienti i pagës:Me marrëveshje
Raporton te:             Sekretari i Përgjithshëm 
Lloji i kontratës:         Një vit  me mundësi vazhdimi
Numri i ekzekutuesve:1 (një)
Vendi:                        Prishtinë

Detyrat kryesore:

  • Kryen punët administrative për nevojat e punëve të Komisioneve të Përhershme të OFK-së dhe organeve tjera;
  • Siguron materialet e nevojshme për mbarëvajtje të mbledhjeve të Komisioneve të Përhershme dhe organeve tjera;
  • Mirëmbanë dosjet e Komisioneve të Përhershme;
  • Ndihmon anëtarët e Komisioneve në kontaktet me organet të tjera të OFK-së si dhe palëve të treta
  • Kryen edhe punë tjera nga fusha e përgjegjësisë dhe specifikimeve të përcaktuara me Kontratën e Punës.
  • Ushtron edhe detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi i drejtpërdretë

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara për vendin e punës :

  • të këtë kryer Fakultetin Ekonomik;
  • 1  vite përvojë pune profesionale;
  • Njohja e punës me kompjuter në softuer të nevojshëm për kryerjen e punëve (përparësi kandidatët me dëshmi përkatëse)
  • Gatishmëri dhe aftësi për të bashkëpunuar dhe për të mbajtur marrëdhënie të mira bashkëpunimi në harmoni ndërkolegiale
  • Përvoja e punës është përparësi

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar,  kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Aplikacioni mund të shkarkohet në web faqen e OFK-së duke klikuar KETU , mund të merret edhe në zyret e OFK-së  apo me kërkesë në email adresen info@ofk-rks.net

Dorëzimi i aplikacioneve: Zyra administrative e OFK-së rr.Qamil Bala, Hyrja 8, Dera nr 34

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni në numër telefoni  048 572222, prej orës 09:00 – 14:30 ose email adresën info@ofk-rks.net

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesembdhjetë )ditë kalendarike, nga dita e publikimit, që nga data: 16/01/2024 deri më 31/01/2024,që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin dhe dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës dhe aplikacioni.