Thirrje e OFK-së për profesionalizëm
14 Mars 2020Kolegë të nderuar,
Ju lutemi që në këto ditë kur është vështirësuar së tepërmi puna në barnatore, të ruani qetësinë, ofroni profesionalizëm si çdo herë duke shërbyer me etikë të lartë profesionale dhe keni kujdes që të mos bini pre e presioneve apo mashtrimeve të ndryshme e posaçërisht keni kujdes me çmime (në të gjitha hallkat e sistemit) pasi veprat e tilla janë rëndë të ndëshkueshme.
OFK bën thirrje edhe te pronarët e barnatoreve që nuk janë farmacistë që të mos ushtrojnë presion mbi personelin e barnatoreve në ushtrimin etik të profesionit.
Së bashku do t’ia dalim!