Vërtetimi për lëvizjen e lirë gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes
26 Mars 2020Të nderuar kolegë, Siç jeni në dijeni Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur masat restriktive të lëvizjes të cilat kufizojnë lëvizjen e lirë prej orës 10:00 deri në orën 16:00 dhe pas 20:00 deri 06:00 ku në këtë rast janë përjashtuar përveç tjerash edhe barnatoret.
- Prandaj subjekti përkatësisht personi përgjegjës i subjektit duhet ta plotësojë dhe vulosë (me vulë të barnatores) formularin e përcaktuar nga ATK.
- Formularin mund të gjendet në linkun e mëposhtëm :
http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Vertetim-per-L%C3%ABvizje-t%C3%AB-lir%C3%AB-V3.pdf
- Formulari “Vërtetim për lëvizje të lirë” duhet të
plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin
punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në
situatën e emergjencës për shëndetin publik.
- Lista e bizneseve mund të gjendet nga linku i mëposhtëm nga ATK:
http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Lista-E-bizneseve-sipas-MEPTINIS1.pdf
- Formulari i plotësuar, nënshkruar dhe vulosur i dorëzohet personelit të barnatores/depos/prodhuesit.
- Personeli e mban me vete vërtetimin së bashku me letërnjoftimin e tij dhe bexhin e kompanisë (nëse kompania ka bexha)
- Në rast se nuk e gjeni emrin e subjektit të në listën e paraqitur nga ATK ju lutem të drejtoheni në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).
- Më shumë info mund të merrni edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike – MEPTINIS.
Vini re: kjo vlen për tërë Kosovën përveç për lëvizjen e lirë në zonat e karantinuara. Për lëvizje të lirë në këto vende (për farmacistët/ teknikët e farmacisë apo shpërndarësit) lëshohet leja nga Ministria e Shëndetësisë dhe për këtë duhet ta bëni kërkesën në OFK në email: info@ofk-rks.net
Me respekt,
OFK