Zgjedhjet për Kuvendin e OFK-së
29 Prill 2022Të nderuar anëtarë,
Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës ka përcaktuar datën 27 Maj, si datë për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e OFK-së,
Në kuadër të këtij procesi KQZ ju njofton me hapin e parë të procesit zgjedhor, se deri me datën 05 Maj do të jetë i hapur afati për verifikimin e të dhënave të juaja, përkatësisht regjionin dhe njësinë zgjedhore ku do të votoni.
Verifikimi i të dhënave bëhet përmes linkut http://votimi.aplikacioni-ks.live/. Në rast se të dhënat tuaja kanë ndryshuar nga ato me të cilin jeni regjistruar në OFK, kërkesen për ndryshim e bëni në email adresen kqz.ofk1@gmail.com apo info@ofk-rks.net Në kërkesë duhet të jenë të bashkangjitur dëshmitë përkatëse për ndërrimin e vendbanimit, apo vendin e punës.
Ju lutem që informatën në fjalë ta përcillni edhe te kolegët tuaj.
Po ashtu ju informojmë se në listën përfundimtare të certifikuar do të pranohen të gjithë anëtarët të cilët do të aplikojnë për anëtarësim deri me 10 Maj kur do tw bwhet certifikimi pwrfundimtar.
Per verifikimin e te dhenave kliko KETU
Rregullat kliko KETU