\ Njoftim per anetaret me obligim te anetaresimit per vitet 2019 dhe 2020 – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Njoftim per anetaret me obligim te anetaresimit per vitet 2019 dhe 2020

27 Dhjetor 2020

Te nderuar anetare,

Duke qenë se emri i juaj gjindet në listën e  anëtarëve që kanë obligime të papërmbushura të anëtarësimit ndaj OFK-së për vitet 2019 dhe 2020, ne shfrytëzojmë rastin t’ju njoftojmë edhe njëherë se afati i fundit për përmbushjen e këtyre obligimeve ne shumen prej 100 Euro është 31 Dhjetor 2020 (Neni 40, paragrafi 2 i Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë nr. 04/L-150, përcakton obligimin mbi anëtarësim )

Pas tejkalimit të këtyre afateve, në përputhje me nenin 25 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor nr.04/L-150 dhe nenin 13, paragrafi 4 të Statutit të OFK-së  në mënyrë automatike duhet të fillojmë procedurën disiplinore për shqiptimin e masës tërheqja e përkohshme ose e përhershme e licencës dhe/ose fshirja e profesionistit shëndetësor nga regjistri.

Shfrytëzojmë rastin t’ju informojmë se anëtarësimi në OFK është kusht thelbësor për ushtrimin e profesionit të farmacistit  sipas neninit 8 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

Prandaj, kërkojmë nga ana juaj që ti përmbaheni afatit dhe të përmbushni t detyrimet ligjore të përcaktuar ndaj OFK-së. 

Ne kërkojmë falje paraprakisht për rastet të cilat mund të kenë pranuar këtë njoftim edhe pse mund të mos kenë pasur asnjë detyrim të pa përmbushur.

Detyrimet përmbushen në llogarinë bankare NLB 17 – 05 – 001600081847 duke përshkruar emrin e juaj dhe vitet për të cilat bëni pagesë ( obligimi juaj figuron per vitet 2019 dhe 2020 ne shumen prej 100 Euro)

Dëshmia e pagesës dorëzohet në email adresën anetaresimi@gmail.com

Për cfardo paqartësie ju lutem na shkruani në info@ofk-rks.net apo në kontaktoni në tel. 038 20024186

Ky email bazohet ne gjendjen deri me 24.12.2020