\ OFK mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

OFK mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm

26 Janar 2023

Oda e Farmacistëve të Kosovës me datën 25/01/2023 ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme të saj, sipas kërkesës së parashtruar nga 10 anëtarë të Kuvendit.

Në seancë është paraqitur mocioni i mosbesimit sipas nenit 20, pika 6 të Statutit të OFK-së.

Pas procesit të votimit, mocioni është votuar me sukes nga Kuvendi OFK-së me 29 vota per, 25 kunder dhe 2 abstenime.

Pas përfundimit të afateve ligjore, OFK do të vazhdojë me procesin e ri zgjedhor.