\ Ftesë për dorëshkrime për publikim në Revistën Farmaceutike – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Ftesë për dorëshkrime për publikim në Revistën Farmaceutike

07 Prill 2023

Në emër të Këshillit Redaktues të Revistës Farmaceutike ju ftojmë për aplikimin e dorëshkrimeve të punimeve për numrin e rradhës të Qershorit 2023.

Tema bosht të cilën e ka aprovuar Këshili Redaktues është: EDUKIMI FARMACEUTIK

Ku mund të ketë nëntema si:

  • planprogramet e fakulteteve dhe sa ato i përgjigjen kërkesave nga tregu i punës
  • Specializimet në sektorin farmceutik
  • Roli i farmacistit sipas edukimit universitar në sektorin shëndetësor apo në tregun e punës
  • Hulumtimet shkencore etj.

Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimit është data: 15 Maj 2023.

  • Për t’u pranuar, dorëshkrimet duhet të jenë në përputhje me standardet e   dorëshkrimeve të revistës dhe udhëzimet për autorë.
  • Artikujt duhet të dorëzohen në e-mailin e revistës:  info@ofk-rks.net
  • Të gjithë dorëshkrimet i nënshtrohen vlerësimit nëpërmjet ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse (peer review).

Korniza kohore 

• 15 Maj 2023: Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimit

• 1 Qershor 2023: Rishikimet e punimeve nga këshilli redaktues dhe komunikimi me autorët.

• 10 Qershor 2023: Vendimi për aprovimin e punimeve

• 20 Qershor 2023: Redaktimi gjuhësor dhe përgatitja grafike

• 30 Qershor 2023: Publikimi

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME PËR AUTORË

Revista Farmaceutike është revistë profesionale dhe shkencore që boton:

·         Punime profesionale

·         Tekste informative për çështje specifike me interes të përgjithshëm në sektorin shëndetësor përkatësisht të politikave të sektorit shëndetësor/farmaceutik

·         Punime origjinale shkencore,

·         Vështrime editoriale,

·         Prezentime rasti,

·         Kumtesa të shkurtra,

·         Recenzione librash,

·         Raporte nga tubime shkencore,

·         Letra dhe editoriale nga sektori shëndetësor

·         Risitë terapeutike në sektorin shëndetësor

·         Publikime shkencore

Revista farmaceutike është revistë e cila është aprovuar me vendim të Kuvendit të Odës së Farmacisëtve të Kosovës, e cila ka për qëllim që të japë informacione për farmacistët, për aktualitetin, për çështje të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punën e përditshme të farmacistëve dhe në përgjithësi për sektorin shëndetësor.

Revista Farmaceutike publikohet 2 herë në vit. (Suplementet shtesë mund të aprovohen me vendim nga këshilli redaktues).

Autorët është shumë e rëndësishme që të lexojnë me kujdes rregullat e publikimit sipas informatave të dhëna “instruksionet për autorët”.

Gjuha e botimeve është në Gjuhë Shqipe dhe/ose Angleze (këshilli redaktues mund të vendosë nëse botimet do të jenë edhe në gjuhë tjera). Ju lutemi përdoreni madhësinë standarde të punimit në Word me font- Times New Roman dhe madhësi të fontit 12.

Numri i faqeve (përfshirë tabelat dhe/ose figurat/ ilustrimet) varet nga lloji i artikullit:

·         Punim origjinal hulumtues – deri ne 5000 fjale dhe jo më shumë se 6 tabela dhe/ose grafikone/fotografi;

·         Punim profesional, risitë terapeutike – deri ne 3000 fjale dhe jo më shumë se 4 tabela dhe/ose figura/imazhe;

·         Prezantim rasti apo kumtesë e shkurtër – deri 2500 fjale dhe maksimum 3 tabela dhe/ose figura/imazhe.

·         Përshkrim libri – deri 1000 fjale (përfshirë analiza dhe përshkrime për softverë mjekësore, kumtesa të ndryshme, raporte nga konferencat, kapituj libri etj)

·         Tekste informative, letër redaksisë – deri 2000 fjale

·         Autorët e artikujve duhet ta paraqesin materialin në formë elektronike në adresën zyrtare në redaksinë e revistës: info@ofk-rks.net.

·         Redaksia e revistës pranon vetëm artikuj të pabotuar dhe nuk do të pranohen përkthime të revistave apo literaturës tjetër profesionale përveç analizave të punimeve.

·         Artikujt profesionalë duhet të përmbajnë:

o    Titulli i punimit (në shqip)

o    Titulli i përkthyer (përkthimi i titullit në një gjuhë të huaj, nëse është e nevojshme)

o    Emri dhe mbiemri i autorit/autorëve, titujt e tyre, si dhe institucionin

o    Adresa elektronike e autorit korespondent

o    Hyrja e punimit

o    Boshti i punimit – tema profesionale

o    Përfundim

o    Burimet e informimit, bibliografia – literatura (sipas sistemit Vancouver)

·         Gjatësia e tekstit për artikujt profesionalë duhet të vlerësohet nga bordi editorial. Redaksia ka të drejtë të shkurtojë tekstet nëse është e nevojshme edhe në marrëveshje me autorin.

·         Të gjitha tekstet do të korrigjohen dhe lekturohen.

·         Fotografitë e paraqitura duhet të jenë me rezolucion të lartë, përzgjedhja e fotove për botim përcaktohet nga bordi editorial në bashkëpunim me dizajnuesin e revistës.

UDHËZIME PËR AUTORËT – ARTIKUJT SHKENCORË

Autorët gjatë aplikimit duhet të përmbushin formen e kerkuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Redaktorëve të Revistave Mjekësore (ICMJE) për kriteret e autorësisë, respektivisht “Kërkesave uniforme për Dorëshkrimet e Pranuara në Revistat Biomjekësore”, cilën mund ta gjeni në www.icmje.org.