
Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe Agjenda e simpoziumit në Prizren
03 Tetor 2025Të nderuar pjesëmarrës nga Rajoni i Prizrenit (Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash, Mamushë)
Ju njoftojmë se simpoziumi “💊 Shërbimet farmaceutike në barnatore – Sfidat praktike dhe standardet profesionale” do të mbahet më 4 Tetor 2025, në Hotel Tesara, Ismail Kryeziu, nn, Prizren 20000, Kosovo.
📍 Adresa në Google Maps: https://maps.app.goo.gl/cWanbhFkBFUegav97
📌 Procesi i regjistrimit
- Regjistrimi fillon nga ora 13:30, në hyrje të sallës.
- Regjistrimi bëhet përmes skanimit të QR kodit të vendosur në hyrje.
- Përpara skanimit, sigurohuni që të keni të hapur profilin tuaj në platformën e OFK-së ofk-rks.net
- Pas skanimit të suksesshëm, do t’ju shfaqet mesazhi i konfirmimit të regjistrimit.
📌 Evidentimi i daljes
- Në përfundim të simpoziumit, është e domosdoshme të bëhet skanimi i QR kodit të daljes.
- Pas regjistrimit të suksesshëm të daljes, do t’ju shfaqet mesazhi: “Keni përfunduar me sukses sesionin”.
📌 Pikët e akreditimit
Pikët për simpoziumin do të shfaqen automatikisht në sistem gjatë muajit Nëntor, pas përfundimit të simpoziumeve në të gjitha rajonet.
📌 Programi i simpoziumit
Programi për datën 4 Tetor 2025 gjendet të bashkëngjitur këtij njoftimi.
🤝 Ky simpozium mundësohet falë mbështetjes së:
- Sponsori kryesor: MEDIMAX
- Sponsori i dytë: PROMED
Sponsor tjerë

