\ UDHËZUES PËR REGJISTRIM NË PLATFORMË PËR JO-ANËTARËT E OFK-SË (TEKNIKËT E FARMACISË, FARMACISTËT NGA SHTETET E TJERA DHE PROFESIONISTËT E TJERË SHËNDETËSORË) – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

UDHËZUES PËR REGJISTRIM NË PLATFORMË PËR JO-ANËTARËT E OFK-SË (TEKNIKËT E FARMACISË, FARMACISTËT NGA SHTETET E TJERA DHE PROFESIONISTËT E TJERË SHËNDETËSORË)

30 Prill 2026

Me digjitalizimin e shërbimeve administrative të OFK-së, është paraparë që çdo regjistrim i pjesëmarrësve në aktivitetet e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional të realizohet përmes platformës zyrtare të OFK-së: online.ofk-rks.net.

Kjo vlen për të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht nëse janë anëtarë të OFK-së, teknikë të farmacisë, farmacistë apo profesionistë shëndetësorë nga shtetet e huaja.

Për t’u regjistruar, fillimisht duhet të hapni platformën në adresën online.ofk-rks.net. 

Në faqen hyrëse, duhet të zgjidhni opsionin “Apliko si individ i jashtëm”. Ky është hapi i parë për krijimin e qasjes në platformë. Për më shumë, shih foton përkatëse

Pasi të keni zgjedhur këtë opsion, do të hapet një faqe e re ku kërkohet plotësimi i të dhënave personale. Është shumë e rëndësishme që këto të dhëna të plotësohen me kujdes dhe saktësi, sepse ato do të përdoren jo vetëm për regjistrimin tuaj në aktivitetet e EVP-së, por edhe për lëshimin e certifikatës në fund të aktivitetit. Për më shumë, shih foton përkatëse

Pas plotësimit të të dhënave dhe shtypjes së butonit “Vijues”, sistemi do t’ju paraqesë një përmbledhje të të dhënave të regjistruara. Në këtë fazë, ju lutemi që t’i verifikoni edhe një herë me kujdes të gjitha informatat. Nëse vëreni ndonjë pasaktësi, mund të ktheheni mbrapa përmes butonit “Mëparshëm” dhe të bëni korrigjimet e nevojshme. Nëse të dhënat janë të sakta, duhet të shënoni deklaratën përkatëse dhe më pas të klikoni butonin “Regjistrohu”. Për më shumë, shih foton

Pas përfundimit të këtij procesi, në adresën elektronike me të cilën jeni regjistruar do të pranoni një email konfirmues për aplikimin tuaj në platformë. Ky email përmban të dhënat fillestare të qasjes, përkatësisht adresën elektronike të përdoruesit dhe fjalëkalimin. Fjalëkalimin e pranuar mund ta ndryshoni gjatë kyçjes së parë në sistem. Për më shumë, shih foton përkatëse

Më pas, pasi regjistrimi juaj të shqyrtohet dhe të miratohet nga administratori i platformës, do të pranoni një njoftim tjetër në email përmes të cilit konfirmohet miratimi i regjistrimit tuaj. Pas pranimit të këtij emaili, ju tashmë do të mund ta përdorni plotësisht platformën. Për më shumë, shih foton përkatëse

Ky user i juaji do të jetë i vlefshëm përherë për përdorim të platformës së OFK-së

Nga momenti kur e pranoni konfirmimin e regjistrimit, mund të filloni përdorimin e platformës duke u kyçur me emailin dhe fjalëkalimin që keni pranuar gjatë aplikimit përmes adresës online.ofk-rks.net

Udhezues per regjistrim ne aktivitet e EVP-se nga platforme e OFK-se

Pasi të jeni qasur në platformë, duhet të hyni te moduli “Edukimi i Vazhdueshëm” dhe më pas të klikoni opsionin “Apliko për pjesëmarrje”. Për më shumë, shih foton përkatëse

Pas kësaj, në ekran do t’ju shfaqen të gjitha aktivitetet e akredituara nga OFK-ja. Ju mund të zgjidhni cilindo aktivitet për të cilin dëshironi të regjistroheni, duke klikuar butonin “Apliko” pranë aktivitetit përkatës. Për më shumë, shih foton përkatëse.

Pasi të klikoni butonin “Apliko”, sistemi do t’ju kërkojë konfirmim përmes pyetjes nëse jeni të sigurt që dëshironi të merrni pjesë në atë aktivitet, duke ju njoftuar edhe për shumat e kuotizimit Për të vazhduar, duhet të shtypni “Po”. Për më shumë, shih foton përkatëse.

Pas këtij veprimi, në emailin tuaj do të dërgohet një njoftim përmes të cilit konfirmohet kërkesa juaj për pjesëmarrje. Në të njëjtin email do t’i pranoni edhe të dhënat bankare për realizimin e pagesës në vartësi të llojit të pjesmarrjes që do të zgjedhni shumën, si dhe adresën elektronike ku duhet të dërgohet dëshmia e pagesës për pjesmarrje. Për më shumë, shih foton përkatëse

Pasi ta keni kryer pagesën dhe ta keni dërguar dëshminë e pagesës në emailin e organizatorit, organizatori do ta finalizojë regjistrimin tuaj për pjesëmarrje në aktivitet. Konfirmimi i këtij regjistrimi do t’ju dërgohet përsëri me email. Për më shumë, shih foton përkatëse.

Pasi ta keni kryer pagesën dhe ta keni dërguar dëshminë e pagesës në emailin e organizatorit, organizatori do ta finalizojë regjistrimin tuaj për pjesëmarrje në aktivitet. Konfirmimi i këtij regjistrimi do t’ju dërgohet përsëri me email. Për më shumë, shih foton përkatëse.

Me pranimin e këtij emaili të fundit, regjistrimi juaj për pjesëmarrje në aktivitet konsiderohet i përfunduar dhe i vlefshëm dhe i njejti do te shfaqet edhe ne platforme. 

Njoftim i rëndësishëm

Ju lutemi të keni parasysh se vetëm regjistrimet e realizuara përmes platformës online të OSK-së do të konsiderohen valide për pjesëmarrje në aktivitetet e akredituara dhe për njohjen e pikëve kredituese. Prandaj, është e rëndësishme që të ndiqen me kujdes të gjithë hapat e përshkruar më sipër.