
“Avancimi i shërbimeve të farmacisë klinike në shërbimin shëndetësor në Republikën e Kosovës””
01 Shtator 2023Informata rreth projektit
Ky projekt shkencor me titull “Avansimi i shërbimeve të farmacisë klinike në shërbimin
shëndetësor në Republikën e Kosovës”, i mbështetur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës
(vendimi me numër 44 dhe numër protokoli 55, datë 20.02.2023), është realizuar në Klinikën e
Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Repartin Intern në Qendrën
Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Vlenë të theksohet se për shfrytëzimin e
informatave të nevojshme për hulumtim, paraprakisht është marrë aprovimi i udhëheqësve të
njësive të lartëcekura shëndetësore.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë shfrytëzuar edhe për punimin e temës së diplomës nga studentet
e farmacisë znj. Valëza Kastrati dhe znj. Tringa Kastrati, të cilat kanë kontribuar në realizimin e
këtij projekti.
Kontribues të tjerë në këtë projekt janë:
Prof.Asoc.Dr. Arlinda Daka Grapci,
Prof.Asoc.Dr. Pranvera Breznica Selmani,
Valëza Kastrati, studente në Degën e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë,
Tringa Kastrati, studente në Degën e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë.
PROJEKTI I REALIZUAR MUND TE SHFLETOHET DUKE KLIKUAR KETU