\ PLOTËSIM NDRYSHIMI I STATUTIT TË OFK-SË NË KONSULTIM PUBLIK – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

PLOTËSIM NDRYSHIMI I STATUTIT TË OFK-SË NË KONSULTIM PUBLIK

26 Shkurt 2024

Qëllimi i procesit të konsultimit

Transparenca dhe kontributdhënia.

Në këtë fazë dokumenti shpaloset për konsultim publik me qëllim të marrjes së ideve, komenteve dhe rekomandimeve nga opinioni i gjerë, organizatat, ekspertët dhe individët e interesuar e që janë të ndikuar apo janë në relacione bashkëpunimi lidhur me kapacitetet në fushën e shëndetësisë.

Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara do të shqyrtohen e vlerësohen dhe mbi bazën e  kritereve për këtë dokument do të integrohen në versionin përfundimtar i cili do të dërgohet për aprovim te Kuvendi i OFK-së

Në kuadër të saj, OFK do të organizojë edhe debate publike me palët e interesit në 7 rajonet kryesore: 01. Prishtinë, 02. Mitrovicë, 03. Pejë, 04. Prizren, 05. Ferizaj, 06. Gjilan dhe 07. Gjakovë. Orari dhe vendi mbajtjes së debatit publik publikohet së shpejti.

Oda e Farmacistëve të Kosovës do të hartojë raportin e konsultimit duke i ngërthyer të gjitha komentet, propozimet e pranuara. Në raport gjithashtu do të jepen informatat për secilin koment apo rekomandim që është marrë parasysh si dhe sqarime dhe arsyetime për secilin koment që nuk është marrë parasysh.

Afati përfundimtar për dorëzimin e përgjigjeve

Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të procesit të konsultimit për PLOTËSIM NDRYSHIMIN E STATUTIT E OFK-së , është deri më datën 13.03.2024, në orën 16:00.

Të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@ofk-rks.net dhe emailin e Sekretarit të OFK-së taulantb@gmail.com  me titull (subject) “KOMENTET STATUTI I OFK-SË”.

Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë së në çfarë cilësie jeni adresuar në këtë proces konsultimi (p.sh. në cilësi të përfaqësuesit të organizatës, kompanisë, në cilësi individuale, etj.)

Komentet nga organizatat

Ju lutem, që komentet tuaja të ofrohen sipas udhëzimeve të shënuara më poshtë:

– Emri i organizatës që jep komente,

– Fushat kryesore të veprimit të organizatës,

– Informatat e kontaktit të organizatës (adresa, e-mail, telefoni),

– Data e dërgimit të komenteve.

Bashkëngjitur me këtë dokument, mund ta hapni draftin mbi plotësim ndryshimin e Statutit të OFK-së, duke KLIKUAR KETU